• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BULLIZMI/ Raporti: Shtohet gjuha e urrejtjes ndaj fëmijëve përmes internetit në Shqipëri
Home
Sociale

BULLIZMI/ Raporti: Shtohet gjuha e urrejtjes ndaj fëmijëve përmes internetit në Shqipëri

10 February, 2023 F.autor Aktualitet, Sociale

Në Shqipëri, platforma iSigurt.al publikoi sot një raport vjetor, sipas të cilit, janë shtuar ndjeshëm raportimet e fëmijëve dhe adoleshentëve për gjuhën e urrejtjes ndaj tyre përmes internetit.

Ekspertët dhe veprimtarët theksojnë se prindërit, mësuesit dhe institucionet kanë ende një ndërgjegjësim të ulët mbi rreziqet, që u vijnë fëmijëve të tyre nga komunikimet online.

Raporti vjetor bazohet mbi incidentet e njoftuara nga vet fëmijët dhe adoleshentët pas komunikimeve online.

Raporti zbuloi se çdo dy ditë njoftohet prej tyre për internet të pasigurt në Shqipëri, dhe 150 rastet e regjistruara sivjet shënojnë po ashtu një rritje të ndjeshme me 25 për qind më shumë se një vit më parë.

 

 

Numri i incidenteve të raportuara është rritur nga një vit në tjetrin, së bashku me një rritje të konsiderueshme të gjuhës së urrejtjes dhe bullizmit online ndaj fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve.

“Interneti vazhdon të mbetet i pasigurt për fëmijët. Numri i incidenteve të raportuara është rritur, ndërsa gjuha e urrejtjes ka kaluar në vendin e parë. Nëse më parë kemi folur për një mbiseksualizim online të fëmijëve, ndërsa tani kjo përzihet me gjuhë të urrejtjes, me nxitje të krimit të urrejtjes ndaj fëmijëve, që është e paimagjinueshme, si dhe me bulizëm”, thotë drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Altin Hazizaj.

Platforma iSigurt.al raporton dhe heq nga interneti, rrjetet sociale dhe mediat online materiale që përmbajnë dhunë seksuale ndaj fëmijëve, dhunë ekstreme ndaj fëmijëve dhe të rinjve, gjuhë urrejtje dhe bullizëm.

Raporti vjetor thekson se grupmoshat më të prekura nga numri më i lartë i incidenteve në internet janë 18-30 vjeç si dhe 15-17 vjeç.

Të gjithë këto grupmosha raportojnë për veten dhe për të tjerët, ndërsa raportimet e ardhura nga djemtë janë pak më të larta se ato që vijnë nga vajzat.

“Kategoria e parë e raportimeve ka të bëjë me vjedhjen e fotove, videove, për t’i shpërndarë ato në materiale me përmbajtje bullizmi dhe gjuhë urrejtje. Kategoria e dytë ka të bëjë me shantazhet, kërcënimet përmes fotove dhe videove të shpërndara në platformat globale dhe rrjeteve sociale kryesisht në TikTok, Instagram dhe Facebook. Të dyja grupet përbëjnë shqetësim të madh”, thotë psikologia Borjana Dine, analiste pranë platformës iSigurt.al.

Veprimtarët e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve pohojnë se ende një masë e madhe prindërish nuk janë të vetëdijshëm për këto rreziqe.

Prindërit u sigurojnë me lehtësi fëmijëve të tyre telefona celularë dhe pajisje të tjera për lundrim në internet dhe i lënë orë të tëra vetëm, pa asnjë mbikëqyrje, apo masa parandaluese për t’i mbrojtur ata. Mbrojtja e fëmijëve është e pakët edhe sa i takon aspektit policor e gjyqësor.

“Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë për ndjekjen penale të pornografisë online me fëmijë. Pavarësisht se mund të denoncohen 10 apo 20 raste pranë organeve policore, policia arrin të shpjerë përpara organeve gjyqësore vetëm një rast në vit. Ka një zhbalancim të madh midis realitetit që kanë fëmijët, asaj çfarë raportojnë fëmijët dhe asaj çfarë arrijnë policia, prokuroria të nisin për gjykim”, thotë zoti Hazizaj.

Shqipëria e ka shndërruar me shpejtësi internetin në një nga mediumet kryesore për komunikim, dhe vlerësohet se afro 80 për qind e popullsisë së saj janë tashmë përdorues të tij.

Krahas lehtësirave për shoqërinë, përmes internetit fëmijëve u vijnë rreziqe si dhuna, abuzimi seksual, gjuha e urrejtjes dhe bullizmi online.

Ekspertët theksojnë se Shqipëria ka mangësi të shumta ligjore në këtë fushë, ndërgjegjësim të ulët nga prindërit, mësuesit dhe institucionet mbi rreziqet që u vijnë fëmijëve të tyre përmes internetit./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PESË FËMIJËT I NDODHEN NËN RRËNOJA/ Nëna përplasjet me autoritetet, kërkon TRUPAT
Previous article MAQEDONI E VERIUT/ Aleanca për Shqiptarët do të hyjë në koalicionin qeveritar, ja çfarë i është premtuar

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve Aktualitet

TENSIONE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË PROTESTËS/ Të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime Aktualitet

EUROPA “ZBARKON” NË VLORË/ Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit Aktualitet

“PARATË I KA MARRË DREJTORESHA NË ZYRË”/ Shefja e financës së filialit zbërthen skemën e vjedhjes në Postën Shqiptare të Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT