• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BULLGARIA SHTON PRESIONET NDAJ SHKUPIT/ Pendarovski: Kërkesa e tyre për Kushtetutën ndërhyrje në punët e brendshme
Home
Rajon

BULLGARIA SHTON PRESIONET NDAJ SHKUPIT/ Pendarovski: Kërkesa e tyre për Kushtetutën ndërhyrje në punët e brendshme

19 January, 2022 s.autor Rajon

Kur dukej se qeveria e re bullgare do të sillte shtensionimin e situatës mes Shkupit dhe Sofjes, në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Në mes dy shteteve ka pasur një rritje të tensioneve e shkak pëër këtë është bërë kërkesa e kryeministrit të ri bullgar, që në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut bullgarët të përmenden si shtetformues dhe pakicë.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me kërkesën e bullgarisë për t’i regjistruar bullgarët si pakicë në Kushtetutë, ku thekson se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme.

Pendarovski thekson se, maqedonasit në Bullgari ekzistojnë, por ata janë shtetas bullgarë dhe të drejtat e tyre në këtë aspekt, ata duhet t’i kërkojnë në nivel individual.

Ndër të tjera kreu i shtetit maqedonas është shprehur se derisa i harxhojnë këto mekanizma në Bullgari dhe nuk e marrin këtë të drejtë, atëherë duhet të drejtohen në Strasburg.

“Në Bullgari ka maqedonas. Dhe a do të ndërhyjmë ne prej këtu si shtet për të ndihmuar të drejtat e tyre, jo. Pse jo? Rregulli numër një në të drejtën ndërkombëtare, politikën ndërkombëtare, neni dy i Kartës së OKB-së – vlen për të gjitha vendet në botë: nuk ka ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Ata janë shtetas bullgarë, shtetas të Republikës së Bullgarisë. Ju siguroj se shteti maqedonas në nivel shtetëror asnjëherë nuk ka tentuar t’i shtyjë atje, t’i provokojë, t’u thotë – dilni, t’u ndihmojë. Ajo vendoset në nivel individual. Ndihesh maqedonas, këtë do ta thuash. Nëse nuk ta japin, shkoni në Strasburg. Kjo është rruga. Nuk ka rrugë tjetër”, tha presidenti maqedonas.

Ndërsa ai deklaroi se “nuk mund të më thuash nga jashtë, ata janë qytetarët tanë. Në Maqedoni ka bullgarë, por autoritetet tona janë përgjegjëse për të drejtat e tyre. Nëse ne i shkelim të drejtat e tyre ose ata nuk janë të kënaqur me mënyrën se si ne i mbrojmë të drejtat e tyre, atëherë ata do të shkojnë në Strasburg, por ata janë shqetësimi im, sepse janë të mitë, qytetarët tanë”.

“Ashtu siç nuk kam të drejtë dhe nuk duhet të them “ju do t’u jepni të drejtat maqedonasve në Bullgari, ashtu ai nuk ka të drejtë të më thotë nëse duhet të përfshijmë apo jo bullgarët në kushtetutë. Është vendimi ynë sovran”,ka thënë ai.

Petkov, tha Pendarovski, është politikan jo standard me fjalor jo standard. “Mendoj se është një politikan jo tradicional, me fjalor jo standard, që nuk përdor retorikë të dallueshme për disa kohë të shkuara. Me një ose dy fjalë do ta cilësoja si teknokrat dhe optimist. Kur më la, i thashë se njoh vetëm një person në politikë që ishte më optimist se ai – Zoran Zaev”, tha Pendarovski.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI KUNDËR TRAFIKIMIT TË KLANDESTINËVE/ Çuçi: Të vendosur për të goditur çdo rrjet kriminal. S’do bëhemi...
Previous article KAMIONI ME 500 KG DROGË I KAPUR NË MALIN E ZI/ Zbardhet dëshmia e shoferit: Nuk kisha dijeni për kanabisin

s.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT