• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BUKUROSHJA E MASHTROI ME…”/ Babai i Ronaldo Tanushit flet për trafikimin e tij: Djalin e kanë rrahur
Home
Aktualitet
Kronikë

“BUKUROSHJA E MASHTROI ME…”/ Babai i Ronaldo Tanushit flet për trafikimin e tij: Djalin e kanë rrahur

7 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e djeshme u njoftua se 12-vjeçari Ronaldo Tanushi është gjetur në Sarandë pasi ishte zhdukur prej tre ditësh. Pas gjetjes së tij u zbulua se ai ishte trafikuar nga disa anëtarë të komunitetit rom të cilët e shfrytëzonin për vjedhje. Babai i tij Gazmend Tanushi ka dhënë më tepër detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe emocionale të të miturit. Ai deklaroi se djalin e kanë dhunuar dhe e kanë detyruar që të lypë dhe vjedhë, ndërkohë që sipas tij dy prej shfrytëzuesve nuk janë arrrestuar ende nga policia. Ai kërkon që ata të vihen sa më parë pas hekurave, pasi historia e Ronaldos mund të përsëritet te fëmijë të tjerë.

Më tej ai tregoi se si trafikantët e kishin mashtruar duke i dhënë para, e më pas nga Tirana e kanë dërguar në Vlorë dhe më pas në Sarandë.

“Djali ka qenë shumë i rënduar, e kanë nxjerrë djalin në rrugë për të lypur dhe për të vjedhur. Djali ka dalë në 8 të mëngjesit nga shtëpia, ai kishte dalë për të luajtur, dy persona e kanë mashtruar djalin, kanë qenë të komunitetit rom, i kanë dhënë një 2 mijë lekësh, në Tiranë e ka marrë në dorë kjo zonja që është arrestuar, Bukuroshja.

Djalin e kanë detyruar që të vjedhë nëpër Tiranë, dhe më pas e kanë çuar në Vlorë dhe në Sarandë, djalin e kanë goditur dhe e kanë futur mezor, e kanë dhunuar djalin. Është i lodhur, i trembur, djali natën e parë ka fjetur në lulishte te dy kullat në Tiranë, me dy persona të rritur.

Më pas e kanë marrë te blloku, dhe e kanë çuar në Sarandë, e falenderoj shumë policinë për ndihmën që më kanë dhënë. Falenderoj vëllezërit e motrat që më kanë ndihmuar, më kanë telefonuar në çdo orar të natës, më thanë që në Vlorë i kishin dhënë një 5-mijë lekëshe dhe e kishin parë të trembur.

Pastaj e kanë parë në qendër të Sarandës, më pas e ka gjetur policia në zonën e plazhit, ku djali ishte duke lypur. Djali është i lodhur dhe i trembur, nuk dua që ta shqetësoj më shumë, unë bëj thirrje që të gjenden dhe dy personat e tjerë që kanë marrë djalin tim, është shumë shumë shumë e rëndë”, u shpreh Tanushi./Fax

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA E FUNDIT/ Lule për Gramoz Ruçin, ëmbëlsira dhe përqafime, çfarë nuk u pa në Kuvend
Previous article VARIANTI DELTA/ ISHP: Asnjë rast i dyshuar në Shqipëri! Po monitorojmë...

s.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT