• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BUKUROSHJA E ADRIATIKUT” çel sezonin turistik në Durrës, sjell 134 turistë francezë
Home
Sociale

“BUKUROSHJA E ADRIATIKUT” çel sezonin turistik në Durrës, sjell 134 turistë francezë

24 April, 2023 F.autor Aktualitet, Sociale

Durrësi ka nisur zyrtarisht sezonin e kroçierave turistike edhe për këtë vit kalendarik. Mëngjesin e kësaj të hëne është ndalur në Portin e Durrësit “La Belle De L’Adriatique”, e cila ka sjellë 134 turistë, kryesisht francezë.

Për të disatin vit radhazi “Bukuroshja e Adriatikut”, hap siparin e sezonit turistik për kroçierat të cilat sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës.

Turistët e huaj, gjatë qëndrimit një ditor në Durrës, ndalen në sitet arkeologjike të Durrësit, Krujës e Tiranës.

Anija me gjatësi 111 m, e cila lundron nën flamurin belg u ankorua në kalatën 5 të portit. Ky nuk do të jetë lundrimi i saj i vetëm drejt Durrësit për këtë vit, ndërsa mësohet se gjatë këtij sezoni kjo anije turistike do të vizitojë portin më të madh të vendit edhe 5 herë të tjera.

“Monet”, “Sea Cloud, “Amadea” apo “Seven Seas” janë disa nga kroçerat që do të rikthehen edhe këtë sezon në portin e Durrësit.

Anijet turistike dhe jahtet po përfshijnë gjithnjë e më shumë vendin tonë në agjendat e tyre, duke e kthyer në një prej distanacioneve të preferura. Sipas të dhënave zyrtare nga Dispeçeria Qendrore e Autoritetit Portual Durrës, përgjatë periudhës prill-tetor 2023, 23 kroçiera kanë konfirmuar ndalesë turistike në Durrës.

Autoriteti Portual Durrës njofton se ka marrë të gjitha masat për pritjen e anijeve dhe sigurinë e turistëve në territorin portual, duke vënë kalatë të dedikuar në funksion të tyre përgjatë gjithë sezonit.

Në përfundim të vizitës së saj në Durrës, kroçiera “La Belle de L’Adriatique” do të niset drejt Portit të Bar(Mal i Zi) për të vijuar agjendën e planifikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET NGA DURRËSI/ “Në fletën e votimit është Like Floriri, nuk është Baca”, Rama: E duan bashkinë tuaj për të luftuar qeverinë e Tiranës
Previous article DETAJE NGA VRASJA E NIKULAJT/ Nuk do të kthehem kurrë këtu”, dyshimet mbi anglezin dhe roli në vrasjen e biznesmenit

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT