Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur tre të tjerë. “Molla e sherrit” është pikërisht ajo, këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata që me vitet që ka në tregun muzikor, kjo ishte gjëja e fundit që duhej ti ndodhte.
Teksa ngjarja nuk është mbyllur ende, Elvana ndoshta për të herë në jetën e saj dëshmoi në polici. E kjo vetëm si pasojë, se i dashuri i saj është një nga “kokat”. Mund të rendisim shumë arsye se përse Elvana ka zgjedhur gabim, por tani për tani do i qendrojmë vetëm diçkaje: Asgjë për këngëtaren nuk do të jetë më njësoj!
“Rasti Elvana” nuk është i vetëm. Këngëtarje ka dhe “shoqe”, madje disa nga emrat më të përfolur të shoëbizzit.
Është e pqartë arsyeja konkrete se përse disa nga femrat më të bukura kanë zgjedhur rrugën e gabuar. Duket se po kthehet në modë, një tendencë e frikshme por e shpeshtë.
E janë pikërisht këta të “fortit” e të tmerrshmit, që i promovojnë femrat e tyre duke investuar. Duke i konsideruar ato si “trofe” që duhet të shkëlqejnë sa më shumë në skenën shqiptare.
Ato e kompensojnë pikërisht kështu njëri tjetrin. Duke e “blerë” të qënuri VIP, që të jenë në lajmet rozë, në rrjete sociale duke harruar se ka çmime të kripura në fund, si ai i Elvanës.
Elvana dhe biznesmeni, Ervin Mata
Të vetmet foto që qarkullojnë janë ato të kapura nga momente të veçanta, pasi Ervini duket një “fantazëm”.
Viola Spiro dhe “Zoti i Drogës”
“Zoti i drogës”. Kështu e quante të dashurin e Viola Spiros, Valentin Selaj gazeta hollandeze pasi publikoi arrestimin e tij në Itali. Ngjarja pati impakt të madh në media, edhe mbi vetë këngëtaren e familjen e saj që asokohe bëri lutje që mos të vijonin më lajmet.
Ende nuk dihet nëse lidhja mes çiftit vazhdon.
Albërie Hadërgjonaj & Mentor Hadërgjonaj
Mentor Hadërgjonaj, me të cilin këngëtarja është martuar që në moshën 15-vjeçare, është arrestuar në vitin 2001 dhe është dënuar me 7 vjet burg për trafikim lëndësh narkotike. Ai e ka kryer të plotë dënimin dhe siç ka thënë vetë Albëria ajo i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe. Por më vonë erdhi dhe divorci.
Inis Gjoni & Arian Selimi
Në vitin 2002 Inis Gjoni njohu njeriun e zemrës Arian Selimin, i cili u nda nga jeta disa vite më parë pas një ekzekutimi mafioz në Tiranë. Lidhja e saj me biznesmenin me origjinë nga Shkodra ecte shumë mirë deri në vitin 2004, Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti të fuqishëm droge. Vajza e ekraneve dhe i ndjeri ishin në një lidhje dashurie prej 9 vitesh dhe me lirimin i tij nga burgu çifti rinisi bashkëjetesën, lidhje nga e cila erdhi në jetë vajza.
Eli Fara & Lul Kapurani
Këngëtarja nga Korça është ndarë nga ish- bashkëshorti i saj pasi vajza e tyre ishte disa muajshe. Ish-bashkëshorti i Elit njihet si Lul Kapurani por emri i tij i vërtetë është Vangjush Kapurani. Luli, i cili jeton në Korçë ka pasur probleme me drejtësinë para disa viteve, pasi njihej si “Kapo i Bandës së Çobenjve”.
Hygerta Sako & Artur Aligjoni
Hygerta Sako gjithashtu ka pasur një histori me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria, biznesmeni i njohur, vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës.
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha
Emri i bashkëshortit të këngëtares Shkurta zuri të gjithë titujt e mediave shqiptare, kur ai u arrestua në lidhje me një skandal trafiku droge. 40-vjeçari, nip i ish-diktatorit Enver Hoxha. Kujtojmë se Ermali është liruar muajin e fundit duke u bashkuar sërish me familjen e tij.
Fjolla Morina, dhe i dashuri që humbi në atentat
Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë në një lidhje me personin që mbeti i vdekur gjatë një atentati në Sukth. Në ngjarjen në fjalë humbën jetën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.
Përgatiti: AlpeNews.al









