Në Shqipëri si në vende të tjera ka filluar integrimi i femrave në programet sportive. Madje ato janë bërë të shumta duke zënë disa prej programeve më të njohura të sportit në platformat sportive, apo dhe në televizione që bëjnë emisione të ndryshme për kampionatin shqiptar dhe më gjerë.
Futbollin shqiptar jemi mësuar ta shohim shpesh të moderuar nga meshkujt, pasi ishin ata të cilët kishin më tepër informacion dhe ishin më tepër të prirur rreth futbollit. Femrat kanë ndenjur disi në hijë ndër vite, duke mos e prekur fare këtë kategori, madje duke u anashkaluar nga vetë ato. Vite më parë femrat të cilat merrnin pjesë në stadiume ishin tepër të rralla, pasi mentaliteti i kohës, linte të kuptonte që femra në stadiume ishte një tabu, dhe sporti, nuk ishte kategoria e tyre e preferuar.
Por tashmë fusha e gazetarisë ka ndryshuar tërësisht. Nëpër ekrane televizive shpesh na ndodh të shohim në emisionet sportive që meshkujt janë zëvendësuar nga femrat. Disa moderatore të njohura si Ida Bejleri, Vilma Masha, Viola Spiro, Hygerta Sako, Eva Murati janë disa nga vajzat seksi të ekranit shqiptar, të cilat janë moderatore tepër profesioniste të emisioneve sportive.
Ilda Bejleri- Zona Gol
Hygerta Sako- Rubrika Sportive
Eva Murati- Studio Uefa Champions League
Bora Zemani- Bar Sport Skedina












