• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BUJQËSIA”, MILIONA EURO ABUZIME/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, miliona lekë motorë e veshje për veterinerët
Home
Breaking News

“BUJQËSIA”, MILIONA EURO ABUZIME/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, miliona lekë motorë e veshje për veterinerët

20 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Abuzimi në dosjen që ka çuar 20 zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë në gjyq për shpërdorim detyre shkon përtej blerjes së preparateve veterinare për shfarosjen e karkalecit, dhe të miut e arave.

Në periudhën 2016-2017  ministria e bujqësisë me anë të procedurës së tenderimit ka blerë 70 motoçikleta, tender i cili ka qenë pjesë e dosjes hetimore nga Prokuroria e Tiranes.

Ky motor që shihni në ekran i përket markës japoneze “Lifan” i tipit 100\A, Top Channel ka siguruar një faturë dore se motoçikleta që i shpëtoi jetën bagëtive para vitesh ka kushtuar 330.808 mln lekë të reja.

I njëjti motor sot kushton 110.00 mijë lekë dhe merret nga tregtare 86.000 lekë. Por përveç motorit mjekëve veterinar iu dhe edhe veshje, të cilat i bënin të dukeshin si motoristë profesionistë.

Vlera e të cilave sëbashku qytetarëve shqiptarë u kushtoi 372.204 lekë. Sipas këtij mandati, kaska shkon në 480 lekë, veshja xhaketë 30.000 lekë, doreza, 2400 lekë dhe çanta 4200 lekë.

Nëse bëjmë një llogari e gjitha flota e bluzave të bardha ka kushtuar 26.054.280 lekë.

Por sipas mjekut veteriner Ymer Elezi në vend të motorëve të shtrenjtë, Ministria e Bujqësisë me ato para mund ta ndihmonte ndryshe shërbimin veterinar, ku në vend të papaqëve të blinte makina.

“Fatura është 4 mln e 300 mijë të vjetra në 70 motorë, nëse kjo vlerë prej 300 mln lekësh të vjetra do të blihej makinë do të ishte më mirë, sepse me makinë nuk të lëvizin dhe 5 persona dhe puna bëhet në ekip se sa me motor ku në shumë rrugë ai nuk hyn dot”, tha Ymer Elezi-mjek veterinar.

Në vitin 2016-2017 ministria e bujqësisë ka realizuar 7 tendera të ndryshëm me objekt nga blerja e preparateve veterinare për luftimin e karkalecit të fushave, deri te luftimi i miut të arave e më pas blerja e pajisjeve për mjekët veterinarë, apo zëvendësimi i lopëve të sëmura nga dermatozë modulare, me kafshë të shëndetshme.

Dyshimet për abuzime me këto tendera kanë dërguar para gjykatës 20 punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë. Hetimet ishin kryer më herët nga SPAK që shpalli mos-kompetencën dhe ja kaloi Prokurorisë së Tiranës dhe përgjatë shtatë muajve të fundit Prokuroria doli në rezultatin se bëhet fjalë për tenderë me një vlerë 525 milionë lekëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIRIMI I AVOKATIT NË ELBASAN/ Prokurori që e kallëzoi tërhiqet pas audio-përgjimit: S’ka vepër penale
Previous article AUSTRALIA AKUZON KINËN: Keni kryer veprime të rrezikshme ajrore mbi Detin e Kinës Jugore

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT