• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BUJAR LIKA SHËNJESTRA E ATENTATIT NË KURBIN/ Zbulohet lidhja e tij me vrasjen e Enton Nikës në Dajt. Policia shoqëron 30 persona
Home
Aktualitet
Kronikë

BUJAR LIKA SHËNJESTRA E ATENTATIT NË KURBIN/ Zbulohet lidhja e tij me vrasjen e Enton Nikës në Dajt. Policia shoqëron 30 persona

31 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje mësohen në lidhje me atentatin e ndodhur në orën 22:17 të së shtunës, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, me dy të vdekur biznesmenin Bujar Lika dhe Paulin Gjergjin (vdiq sot ne spital) si dhe plagosjen e 21 vjecarit Kreshnik Tusha.

Burimet për “BalkanWeb” bëjnë medije se policia ka shoqëruar deri më tani 30 persona të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa pritet me padurim dëshmia e të plagosurit Tusha, i cili u gjet pak metra larg vendngjarjes.

Forcat e policisë, sic bën me dije Bezat, ndodhen aktualisht te spitali i Traumës, në pritje për të marrë dëshminë e tij. I riu i është nënshtruar mbrëmë një operacioni, pasi ka marrë tre plumba në këmbë.

Sipas të dhënave policore, vec gëzhojave në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe një pistoletë në dorën e viktimës Lika, që dyshohet të jetë edhe shënjestër e atentatit. Ai njohet si person me precedent të mëparshëm penal.

Lika është i njohur edhe me mbiemrin Hasani dhe dyshohej si i përfshirë në një ngjarje kriminale në Dajt, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj. Ai po ashtu njihet si mik i ngushtë i një personi me precedent penalë, i njohur edhe si biznesmen në fushën e lojërave të fatit.

Ndërsa Paulin Gjergji dhe Tusha rezultojnë persona pa precedente të mëparshëm penal.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Maqedonia e Veriut vendos sërish gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të COVID-19
Previous article "ZGJATET AFATI I SEZONIT TURISTIK"/ Klosi: Kush shkel rregullat gjobitet, ja si të aplikoni në e-albania

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT