Presidenti i Bashkimit Europian Donald Tusk ka reaguar në rrjetin social “Twitter” lidhur me takimin me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama. Tusk është shprehur i kënaqur lidhur me takimin e frytshëm me kryeministrin Rama. Ai ka theksuar edhe lidhur me reformat e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Reformat për shtetin ligjor vazhdojnë të jenë në intervalin kohor të duhur”, ka thënë më tej kreu i Bashkimit Europian.
Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Rama ndodhet në Bruksel për një vizitë diplomatike atje.
Foto zyrtare nga takimi Rama Tusk
/ Përgatiti: AlpeNews.al