• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRUKSEL/ Ministri Xhafaj takim me Komisionerin Avramopulos: Rezultatet e policisë shqiptare…
Home
Shqipëri

BRUKSEL/ Ministri Xhafaj takim me Komisionerin Avramopulos: Rezultatet e policisë shqiptare…

20 June, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë vizitës dy ditore në Bruksel, zhvilloi një takim me Komisionerin për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos.

Në fillim të takimit Avramopoulos vlerësoi shumë pozitivisht rezultatet mbresëlënëse të arritura gjatë këtij viti nga MB dhe Policia shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimit të kufijve dhe në çështjet që lidhen me azil kërkimin dhe migracionin e parregullt. Ai theksoi se janë rezultate që kanë mbështetjen e përkrahjen e fortë të vendeve anëtare të BE-së.

Komisioneri rikonfirmoi mbështetjen për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se me anë të pozicionit të tij si Komisioner, do të mbështesë deri në fund aspiratat e Shqipërisë drejt familjes evropiane.

Ministri Xhafaj çmoi punën e deritanishme që Komisioneri ka bërë në lidhje me adresimin e sfidave të Ballkanit Perëndimor, por veçanërisht për mbështetjen e pakursyer që ai ka dhënë për vendin tonë.

Nga ana tjetër Xhafaj theksoi nevojën për krijimin e Qendrës Rajonale të Përbashkët për Bashkëpunimin Policor, si një instrument për t’iu bërë ballë sfidave të përbashkëta.

Shqipëria ka patur sukses me masat për uljen e azil kërkimit dhe emëruesi i tyre i përbashkët, është ulja e numrit të azil kërkuesve me rreth 30%, fakt ky që u vlerësua edhe nga Komisioneri.

“Në lidhje me migracionin e parregullt, autoritetet shqiptare kanë një marrëdhënie shumë bashkëpunuese me homologët grekë, si vendi me prurjet më të mëdha të flukseve migratore gjatë muajve të fundit, por në këtë fushë nevojitet një vëmendje më e madhe e Brukselit për rritjen e kapaciteteve të strukturave tona kufitare”, theksoi Ministri Xhafaj.

Biseda gjithashtu u ndal edhe tek Ministeriali i ardhshëm BE – Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në 4-5 tetor në Tiranë, për të konkretizuar më tej hapat që duhet të ndërmerren bashkarisht në kuadër të sfidave rajonale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsenali për TITULL/ Topçinjtë zyrtarizojnë BLERJEN e dytë të epokës Emery
Previous article U tha se do ishte rivali i Veliajt për Tiranën, reagon imami Naçi: Kam një dashuri dhe një pasion të madh…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë Politikë

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë

SHTYHET AFATI I APLIKIMEVE PËR FERMERËT/ Ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes Politikë

SHTYHET AFATI I APLIKIMEVE PËR FERMERËT/ Ministri Salla: Deri më 6 korrik hapet skema e mbështetjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT