• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BRITMAT E FUNDIT TË 35-VJEÇARES”/ Flasin fqinjët e gruas që dyshohet se u vra nga burri shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

“BRITMAT E FUNDIT TË 35-VJEÇARES”/ Flasin fqinjët e gruas që dyshohet se u vra nga burri shqiptar

25 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Avni Meçja u vetëdorëzua në policinë italiane pasi kërkohej si person i dyshuar për vrasjen e gruas së tij rumune Alexandra Mocanu 35 vjeç, krim i ndodhur në Bolzano të Italisë gjatë fundjavës.

Trupi i pajetë i gruas u zbulua të dielën nga policia brenda apartamentit të saj, por dyshohet se 35-vjeçarja mund të jetë vrarë të shtunën.

Sipas fqinjëve të çiftit, të cilët kanë folur për policinë italiane, shqiptari dhe gruaja e tij rumune ziheshin shpesh. Dhe të bërtiturat e fundit që ata kanë dëgjuar kanë qenë pikërisht ditën e shtunë.

“Dëgjuam të bërtitura të tyre si shumë herë të tjera, rreth orës 21:30. Pastaj rreth 1 orë më vonë dëgjuam zhurma të sirtarëve që hapeshin dhe mbylleshin me forcë dhe me nxitim. Më pas nuk dëgjuam asgjë më shumë, heshtje absolute, deri të dielën kur u zbulua trupi”, thonë fqinjët.

Pikërisht kjo është edhe koha kur policia italiane mendon se Avni Meçja ka vrarë gruan e tij. Dyshohet se 35-vjeçarja u qëllua me një send të fortë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja përse dëgjohej zhurma e hapjes së sirtarëve nga banesa e çiftit, teksa shqiptari mund të ketë qenë duke kërkuar një objekt të fortë për të goditur gruan.

Policia italiane nuk e ka gjetur ende armën e krimit.

Pas ngjarjes, shqiptari mori makinën e gruas dhe u arratis. Ai kishte njoftuar vetëm vëllain e tij që jeton në Itali por në një tjetër rajon, të cilit i thoshte se e kërkonin dhe duhej të largohej. Por ky i fundit njoftoi policinë për të shkuar dhe për të parë çfarë ndodhte në banesën e çiftit.

Autoritetet zbuluan aty trupin e pajetë të 35-vjeçares rumune, e mbështjellë me batanije. Burri i saj shqiptar, Avni Meçja u shpall në kërkim që atë moment si person i dyshuar. Por pas disa orësh, të hënën, ai u dorëzua vetë në polici.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENTI DRAMATIK/ Piloti hidhet me parashutë pasi avioni përfshihet nga flakët
Previous article U KAP ME 522 MIJË EURO TË PADEKLARUARA/ Gjykata lë në burg Elidon Çelën

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT