• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Britma dhe lot në zyrën e Përmbarimit në Pukë, dy vëllezërit e mitur ndahen pas divorcit të prindërve (FOTO)
Home
Sociale

Britma dhe lot në zyrën e Përmbarimit në Pukë, dy vëllezërit e mitur ndahen pas divorcit të prindërve (FOTO)

19 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në Zyrën Përmbarimore të Pukës, e cila që në orët e mëngjesit u rrethua nga forca të shumta policie për shkak të ekzekutimit të një vendimit që ndan dy vëllezër të mitur pas divorcit të prindërve të tyre. Olsi dhe Oltion Sadria kishin kundërshtuar ndarjen nga njëri-tjetrit dhe kërkonin që të bashkoheshin prindërit, por një gjë e tillë duket se ishte e pamundur teksa përmbaruesi Besnik Shima sipas vendimit të Gjykatës ka lënë vëllain e madh me të atin ndërsa, i vogli iu rikthye nënës.

I mituri Olsi Sadria është pyetur në prani të psikologes nëse do të qëndronte me të atin apo do shkonte tek nëna ashtu siç kishte vendosur Gjykata. Pasi herën e parë ai pohoj se do të qëndronte me të dy prindërit dhe vëllezërit, dy herë të tjera tha se do qëndronte me të atin, por në pyetjen e trete ai është përgjigjur se do të qëndronte me nënën, pohim të cilit i ka qëndruar deri në përfundim të ekzekutimit të vendimit gjyqsor nga ana e Përmbarimit.

Ka mjaftuar kjo që të shpërthente vëllai i madh, 15-vjeçari Oltioni, i cili mes britmave ka kundërshtuar ndarjen nga i vëllai, por kjo ska mjaftuar të ndryshonte asgjë në situatë plot tension mes prindërve të tij që mes akuzave pas divorcit të tyre, arritën të ndanin dhe dy vëllezërit. Çifti, Gëzim Sadria dhe Valmira Kola janë ndarë prej afro tre vitesh si pasojë e mosmarrëveshjeve për shkak të mënyrës së jetesës, ndërsa kjo situatë po lë gjurmë të pashlyeshme të dy të miturit, të cilët sot u detyruan të ndahen nga njëri-tjetri, teksa do të jetojnë qindra kilometra larg.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "All we need is..."/ Ja cila është dëshira e vetme e Morena Tarakut (FOTO)
Previous article Gazetari i huaj pyet kosovarët se cili është flamuri i tyre? Përgjigjja e tyre do iu rrënqethë (Video)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT