• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Britanikët vazhdojnë ndihmën teknike ndaj qeverisë së Kosovës në rekrutimin e pozitave të larta
Home
Rajon

Britanikët vazhdojnë ndihmën teknike ndaj qeverisë së Kosovës në rekrutimin e pozitave të larta

24 August, 2018 k.autor Rajon

Është nënshkruar marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike.

Marrëveshja përfshin edhe 22 pozitat e reja në të cilat do të jenë të përfshirë edhe partneri i Britanisë së Jashtme.

Ambasadori Britanik Ruairí O’Connell, ka thënë se projekti siguron që vetëm njerëzit meritor të kalojnë fazën e rekrutimit. Ai ka shpjeguar se projekti parasheh që qeverisë së Kosovës t’i propozohen një listë e ngushtë me emrat që i plotësojnë kushtet për t’u emëruar në një pozitë të lartë.

“Ideja është e qartë, ne nuk pranojmë të marrim vendim në emër të Kosovë. Qeveria do të ketë mundësi të zgjedhin kandidatet nga lista e atyre që janë rekomanduar. Ne kemi vendosur të vazhdojmë projektin, sepse vlerësojmë se ka pasur sukses dhe mund të ketë edhe më shumë sukses në të ardhme. Nuk do të vazhdojmë të investojmë parën e Britanisë në dështim. Por dua të them që suksesi apo dështimi janë të Qeverisë.

Dëshiroj të inkurajoj të gjithë qytetarë pa dallim që të konkurrojnë. Ky nënshkrim i kryeministrit tregon se ka vullnet për këtë”, ka thënë Ambasadori Britanike.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se partneriteti me Ambasadën Britanike do të vazhdojë, pasi projekti i kaluar i ka ndihmuar që të kthehet besimi në institucione përmes rekrutimit të personave meritor në pozitat e larta.

Haradinaj ka thënë se janë të vetëdijshëm që në projektin e kaluar ka pas emërime që nuk kanë shkuar siç duhet, por ka thënë se do të sigurohet që në periudhën e ardhshme do të ketë më shumë kontroll në procese të rekrutimit.

“Ky partneritet dhe procesi i rekrutimit është i dobishëm dhe nuk janë pare gabim që po harxhohen. Nuk është sukses absolut, por jemi të bindur që në pjesë2 që do të vjen do të jemi të kujdesshëm në veprimet e ndërsjella”, tha Haradinaj.

Ambasadori Britanik ka thënë se në projektin e kaluar ka pasur shembuj shumë të mirë kur nëpër pozita të larta janë emëruar persona meritor, siç ka qenë drejtori i Doganës, apo drejtori i Shërbimit Korrektues.

Ai e ka përmendur sekretaren e përgjithshme të ministrisë së Pushtetit Lokal që ka vendosur që t’i zbatojë praktikat e mira të rekrutimit për t’i siguruar që emërohen personat meritor nëpër pozitat e lira të kësaj ministrie.

Por, ambasadori ka thënë se gjatë projektit të parë në 12 procese janë emëruar personat më meritor. Në 5 procese të tjera ka qenë proces i mirë, por nuk janë rezultuar me emërim.

“Kemi edhe tri raste kur janë emëruar personat të cilit nuk i kanë përmbushur kriteret në kundërshtim me rekomandimet për kandidatët me meritor”, ka thënë Ambasadori Britanik.

Ai ka paralajmëruar se e njëjta marrëveshje do të nënshkruhet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës për pozitat e larta nëpër institucionet që janë në kuadër të Kuvendit të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËLQEN STILIN "TIKI-TAKA"/ BARCELONA pas SUPER mesfushorit të Leipzigit
Previous article MOZAIKU I TIRANËS/ FOTO: Monumenti më i vjetër i kryeqytetit, atraksion i denjë për turistët

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT