• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Britania në prag të Brexit-it/ Organizon samit me Ballkanin për t’i nxitur të anëtarësohen në BE
Home
Nderkombetare

Britania në prag të Brexit-it/ Organizon samit me Ballkanin për t’i nxitur të anëtarësohen në BE

13 May, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria britanike do të mbajë një samit ku do të nxis gjashtë vendet evropiane që t’i bashkohen Bashkimit Evropian për hir të “sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit” të tyre, disa muaj para se ky vend të nënshkruajë marrëveshjen me Brukselin për dalje nga BE-ja.
Londra do të presë në muajin korrik qeveritë e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Serbinë”, sikurse edhe shtetet tjera ekzistuese anëtare të BE-së, për të diskutuar reformat që do të shtronin rrugën për zgjerim të BE-së.

Samiti është pjesë e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit – një sërë takimesh që kanë për qëllim mbështetjen e rajonit drejt anëtarësimit në bllok dhe i përshkruar si samit “që sjell një perspektivë të re dhe shtysë për procesin e zgjerimit”, raporton “The Independent”.
Kritikët thonë se qeveria e Britanisë duhet të ketë “sens humori” për organizimin e një konference për zgjerimin e BE-së dhe lartësimin e përfitimeve nga pranimi derisa në të njëjtën kohë vet Britania po shkon drejt derës së daljes, transmeton Koha.net.

Liderët e vendeve kandidate për BE, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia do të marrin pjesë, sikurse edhe Kosova e Bosnja – edhe këto dy shtetet e fundit kanë shprehur interesim për t’iu bashkuar bllokut por nuk janë pranuar si kandidatë.
Ata do të jenë bashkë me përfaqësues të qeverive nga vendet e BE-së të interesuara për rajonin, përfshirë Austrinë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Poloninë, Slloveninë dhe Bullgarinë.

I pyetur për samitin dhe qëndrimin e Britanisë së Madhe për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ka thënë për “The Independent”: “Ne mbesim me qëndrimin se procesi i pranimit në BE është i rëndësishëm për të sjellë siguri, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”.
“Se kur i përmbushin kushtet vendet kandidate për pranim të plotë, varet nga ato vende dhe nga shtetet anëtare të BE-së të vendosin me kohë për anëtarësim”.

Tom Brake, zëdhënës i Brexitit për Liberal Demokratët dhe përkrahës i fushatës “Më e mira për Britaninë”, tha: “Dikush në Ministrinë e Jashtme me siguri ka sens humori në organizimin e një konference për të promovuar anëtarësimin në BE për Ballkanin Perëndimor. Tani që jemi gati të dalim nga BE, ne nisim t’i këshillojmë tjerët të anëtarësohen. Politika qeveritare nuk do të dukej e kotë në teatrin e absurditetit”.
Brake tha për Sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson: “Kjo vetëm tregon se sa jokompetent është Borisi. Nuk do ta lejoja atë të drejtonte një banjë, e lëre më Ministrinë e Jashtme”.

Qeveria thotë se samiti i Londrës do të përqendrohet në “lehtësimin e bashkëpunimit politik” në rajon, “në forcimin e bashkëpunimit të sigurisë rajonale” dhe “rritjen e stabilitetit ekonomik me synim përmirësimin e ambientit afarist”, transmeton Koha.net.
Takimi i Londrës do të pasojë samitin e Sofjes i caktuar për të enjten ku liderët e BE-së, përfshirë kryeministren britanike Theresa May, do të diskutojnë për të ardhmen e rajonit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk di të ndalet/ Enca "ÇMENDET", s'do ta besoni lukun e saj më të ri (FOTO)
Previous article Mbyllet Premier League/ Rekorde për Salah dhe City, ja çfarë ndodhi në javën e fundit…

F.autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT