• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BRITANIA fond kolosal për Ballkanin Perëndimor, 107 mln dollarë për luftën kundër kriminalizmit dhe…
Home
Ekonomi

BRITANIA fond kolosal për Ballkanin Perëndimor, 107 mln dollarë për luftën kundër kriminalizmit dhe…

12 July, 2018 Sadik.Autor Ekonomi

Me gjithë sagën që po kalon, tranzicioni i vështirë para Brexit, Britania do të dyfishojë fondet që u ofron vendeve të Ballkanit Perëndimor në 80 milionë funte (106.06 milionë dollarë), si dhe po përgatit rritjen e numrit të personelit të sigurisë në rajon që të përpiqen të luftojnë krimin e organizuar. Ky financim do të përfshijë edhe rritjen e kapaciteteve dixhitale të rajonit dhe trajnimit të fëmijëve në shkolla në teknologji.

Me Britaninë e vendosur të largohet nga Bashkimi Europian vitin e ardhshëm, qeveria e Britanisë së Madhe tha se ky vendim, i cili përfshin përmirësimin e aftësisë kibernetike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin e pranisë së Forcës Strategjike Rezervë të Pan-Ballkanit, tregon se vendi mbetet i përkushtuar ndaj stabilitetit të rajonit.

“Historia tregon se një rajon i qëndrueshëm dhe i sigurt i Ballkanit Perëndimor nënkupton një Europë më te qëndrueshme dhe më te sigurt,” – tha Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May në një deklaratë përpara samitit të Ballkanit Perëndimor dhe disa liderëve europianë në Londër.

Kombinimi i masave në Mbretërinë e Bashkuar që është premtuar gjatë dy viteve të ardhshme do të shohë rritjen e saj nga 41 milione paund në 2018/19 në 80 milione paund në 2020/21 dhe të udhëhiqet nga projekti “Fondi i Konfliktit, Sigurisë dhe Stabilitetit”.

Duke dyfishuar numrin e punonjësve të Mbretërisë së Bashkuar që punojnë në Ballkanin Perëndimor mbi çështjet e sigurisë që prekin Britaninë e Madhe, qeveria shpreson të zvogëlojë krimin në Britani dhe të forcojë reagimin e vetë rajonit ndaj krimit të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Grupet e Krimit të Organizuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos nga Shqipëria, kanë një prani të konsiderueshme në Britani të Madhe.

Masat e tjera të përshkruara përfshijnë fillimin e Observatorit të Krimit të Organizuar në Ballkan së bashku me qeveritë austriake dhe norvegjeze.

Do të ketë gjithashtu 1 milion paund të shpenzuara për trajnimin dhe këshillimin për sigurinë kibernetike në të gjithë rajonin, duke përfshirë mbështetjen e drejtpërdrejtë për “Ekipet e Reagimit të Emergjencave Kompjuterike” në Serbi dhe Mal të Zi dhe shkëmbimin e informacionit midis zyrtarëve të lartë kibernetik.

Përmes financimit, Këshilli Britanik gjithashtu do të sigurojë trajnime për fëmijët në mbi 4,500 shkolla, me qëllim të rritjes së shkathtësive dixhitale dhe shkathtësive bazë në të gjithë rajonin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTRIRË NË TOKË DHE TË DEMORALIZUAR/ Fansat e Anglisë "terrorizojnë" policinë. Gati duke u vetëvrarë (FOTO)
Previous article MILANI NË PANIK/ Chelsea dhe PSG duan t'i marrin liderin e ekipit

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT