• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRITANIA E MADHE NË KRIZË PËR SHOFERË KAMIONASH/ Ekspertët: Mund të përhapet në të gjithë Europën
Home
Nderkombetare

BRITANIA E MADHE NË KRIZË PËR SHOFERË KAMIONASH/ Ekspertët: Mund të përhapet në të gjithë Europën

10 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Britania e Madhe ka nevojë urgjente për rreth 100 mijë shoferë kamionësh. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e tyre nuk është problem vetëm për Britaninë e Madhe po rrezikon të përhapet në pjesë tjetër të Europës duke shkaktuar probleme në transport.

Imazhet e radhëve të makinave jashtë pikave të karburantit janë shkurtuar. Sipas të dhënave të publikuara nga Bloomberg, të premten pikat e furnizimit me benzinë u përballën me mungesa në zonën e Londrës dhe në periferi.

Sipas CNBC, mungesa e shoferëve të kamionëve vjen kryesisht për shkak të Brexit. Ajo citon një sondazh të bërë në shoqatën Britanike të transportit për problemet në këtë industri. Por ato problematika kryesisht, pensionet, rregullat e punës, pandemia, pagat e ulëta po përfshijnë thuajse të gjithë Europën.

Britania e kishte paralajmëruar këtë krizë prej disa muajsh. Kreu i shoqatës gjermane të transportit i tha CNBC, se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Gjermani në muajt e ardhshëm.

“Ne nuk jemi ende në një situatë kaq dramatike dhe dëshpëruese, por nuk jemi edhe aq larg prej saj. Brexit sigurisht që kishte një ndikim të madh në situatën aktuale por mungesa e shoferëve në fushën e logjistikës është një problem afatgjatë”, shprehet ai.

Sipas një studimi nga kompania e inteligjencës së transportit botuar në gusht dhe e cituar nga CNBC, problemi i mungesës së shoferëve të kamionëve është regjistruar me intensitet të ndryshëm në shumë vende europiane dhe është përshkallëzuar vitet e fundit. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIM ME TENDERIN/ SPAK dorëzon në GJKKO kërkesën për arrestin me burg të Thoma Gëllçit
Previous article U DËMTUA GJATË NDESHJES ME HUNGARINË/ Berat Gjimshiti do mungojë edhe ndaj Polonisë

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT