Një pako me një substancë të lëngshme të dyshimtë i është dërguar deputetit laburist të besimit mysliman, Mohammed Yasin, në zyrën e tij në Parlament.
Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë, të cituara nga “Telegraph”.
Dy persona që kanë hapur pakon janë dërguar në spital për verifikime.
Megjithatë, ky incident nuk e ndaloi punën e Parlamentit.
Në relacionin mbi këtë episod, policia ka përshkruar një kërcënim të dërguar kohë më parë nga një person anonim, i cili në një letër fliste për “ditën e ndëshkimit të një myslimani”.(TemA TV)