• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRITANI/ Nis testimi për vaksinën e re anti-COVID, injektohet tek 300 persona
Home
Nderkombetare

BRITANI/ Nis testimi për vaksinën e re anti-COVID, injektohet tek 300 persona

25 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Teksa ende nuk ka një vaksinë përfundimtare e cila mund të shërojë COVID-19, vijojnë përpjekjet për të gjetur sa më shpejt një kundërpërgjigje ndaj pandemisë e cila ka shkaktuar mijëra të vdekur e të infektuar në të gjithë botën.

Në Britani, studiuesit e Kolegjit Mbretërorë në Londër kanë nisur testimi për një lloj të ri të vaksinës e cila është injektuar tek disa persona.

Rreth 300 njerëz do të kenë vaksinën e mundshme COVID-19 gjatë javëve të ardhshme pas provave të suksesshme të realizuara tek kafshët. Pas fazës së parë, një testim vijues po planifikohet për tetor, duke përfshirë 6.000 vullnetarë.

Vaksina përdor fijet sintetike të kodit gjenetik, të quajtur ARN, të cilat imitojnë virusin në vend që të përdorin një formë të dobësuar ose të modifikuar të virusit, çka është një mënyrë sesi prodhohen vaksinat tradicionale.

Metoda e Kolegjit Imperial është një qasje e re për prodhimin e vaksinave, e krijuar për të mundësuar që sistemi imunitar t’i përgjigjet virusit pa pasur nevojë të zhvillojë COVID-19.

Profesori i kërkimit, Robin Shattock tha se deri në 2 milionë doza mund të krijohen nga 1 litër materiali sintetik, i cili do të ndihmojë në tejkalimin e disa çështjeve të prodhimit në masë.

Ekipi që qëndron pas studimit shpreson se vaksina mund të shpërndahet në Mbretërinë e Bashkuar dhe globalisht nga fillimi i vitit 2021.

Aktualisht nuk ka vaksina ose trajtime të aprovuara për sëmundjen e shkaktuar nga coronavirusi por më shumë se një duzinë vaksina nga më shumë se 100 kompani globalisht po testohen te njerëzit.

Provat klinike njerëzore për një vaksinë të mundshme të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit tashmë po zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT NDAJ PRESIDENTIT TË KOSOVËS/ Vetëvendosje: Hashim Thaçi ra në “varrin që hapi për të tjerët”, duke filluar nga Albin Kurti
Previous article "KAQ PAK VLERË KA JETA JUAJ?" Tritan Kalo i revoltuar: E pafalshme të ulet vigjilenca nga stafi mjekësor. COVID do jetë për shumë kohë mes nesh

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT