Kjo garderobë mund të duket si e një ylli Hollivudi.
Fustanet janë Prada dhe Burberry, aksesorët Gucci, Hermes dhe Louis Vuitton.
Mes këtyre aksesorëve, edhe një unazë Faberge me vlerë 400 mijë sterlina.
Por kjo pasuri nuk i përket një aktoreje, por një adoleshenteje që sapo ka mbushur 18 vjeç.
Ajo është britanikja Saffron Drewitt-Barlow dhe u bë kryelajm që kur lindi, pasi ajo dhe vëllai i saj binjak, Aspen janë të parët fëmijë të regjistruar me dy baballarë dhe pa mama.
Baballarët e saj janë Barrie dhe Tony Drewitt-Barlow, që u bënë të parët homoseksualë në Britani që lindën fëmijë përmes surrogateve.
Saffron dhe Aspen u ngjizën me vezët e dhuruara nga një grua, Tracie Mçune dhe u vendosën në mitrën e një tjetër gruaje, Rosalind Bellany.
Barrie është babai i njërit fëmijë, Tony i tjetrit. Ata nuk kanë zbuluar kurrë se cili është babai biologjik i secilit pasi e konsiderojnë veten si prindër të barabartë.
Më vonë ata sollën në jetë edhe djalin Orlando, tani 13 vjeç dhe binjakët Jasper dhe Dallas, 6 vjeç.
Në fillim të këtij viti, Barrie dhe Tony thanë se do e zgjerojnë familjen më tej, duke përdorur dy surrogato dhe selektimin, për të bërë dy vajza.
“Ka shumë testosteron në këtë shtëpi” thanë ata.
Pasuria e të dyve i kalon 40 milionë sterlina.
Të dy thonë se pasurinë do ua lënë fëmijëve.









