• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRITANI E MADHE/ Tjetër rekord temperaturash të larta, 40.3 gradë Celsius
Home
Nderkombetare

BRITANI E MADHE/ Tjetër rekord temperaturash të larta, 40.3 gradë Celsius

20 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Britania theu një tjetër rekord për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë të martën, mes një vale të nxehti që ka përfshirë disa pjesë të Evropës.

Agjencia britanike e Meteorologjisë tha se këto nivele të larta, tashmë janë një fakt i jetës, në një vend të papërgatitur për temperatura të tilla ekstreme.

Britania, që zakonisht ka një mot të butë, ishte vendi më i fundit që u prek nga moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë që ka shkaktuar zjarre, nga Portugalia në Ballkan, shoqëruar me një numër të madh viktimash.

Agjencia britanike e Meteorologjisë regjistroi një temperaturë të përkohshme prej 40.3 gradë Celsius në Coningsby në Anglinë lindore, duke thyer rekordin e vendosur vetëm disa orë më parë.

Para ditës së martë, temperatura më e lartë e regjistruar në Britani ishte 38.7 C, e vendosur në vitin 2019. Më vonë gjatë pasdites, 29 qytete në Mbretërinë e Bashkuar thyen rekord për temperatura të larta.

Mes shqetësimeve që ka shkaktuar situata, një prej shkencëtarëve kryesorë të Agjencisë britanike të Meteorologjisë, Stephen Belcher tha se temperatura të tilla në vend do të ishin praktikisht të pamundura pa ndryshimet klimatike pas të cilave qëndrojnë vetë njerëzit.

Ai paralajmëroi se “vendi mund të përballet me temperatura të tilla çdo tre vjet” nëse nuk do të ketë veprime serioze lidhur me emetimin e gazit karbonik.

Temperaturat përvëluese janë bërë shkak për anulimin e udhëtimeve, shërbimeve të kujdesit shëndetësor e mbylljen e shkollave.

Në Britani shumë shtëpi, biznese të vogla e ndërtesa publike, përfshirë spitalet nuk kanë ajër të kondicionuar, një tregues se sa e pazakontë është një nxehtësi e tillë në këtë vend, i njohur për shiun dhe temperaturat mesatare.

Temperaturat e larta dëmtuan pistën e aeroportin Luton të Londrës, duke e detyruar atë të mbyllet të hënën për disa orë, si dhe kanë shtrembëruar një rrugë kryesore në Anglinë lindore duke shkaktuar një zhytje të saj. Stacionet kryesore të trenave janë mbyllur ose ishin thuajse bosh të martën, kjo pasi udhëtimet ose ishin anuluar ose trenat lëviznin me ngadalë nga droja se shinat mund të përthyheshin.

Londra u përball me atë që kryebashkiaku Sadiq Khan e quajti një rritje e madhe e vatrave të zjarrit për shkak të vapës. Brigada e Zjarrfikësve të kryeqytetit njoftoi për 10 vatra zjarri të mëdha, të përhapura në të gjithë qytetin të martën, gjysma e tyre shkaktuar nga djegia e barit për shkak të temperaturave të larta. Disa pamje filmike tregonin shtëpi të përfshira nga flakët si dhe tymin e dendur mbi fushat e djegura në Wennington, një fshat në periferi të Londrës ./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Shtëpia e Bardhë ngre alarmin: Rusia po përgatitet të aneksojë më shumë territor ukrainas
Previous article KONCESIONI I STERILIZIMIT/ Ilir Beqaj “padit” në SPAK Komisionin e Vlerësimit të Ofertave: E zgjodhën ata fituesin...

s.autor

Postime të ngjashme

TRUMP I HAP RRUGËN JD VANCE/ “The Washington Post”: Presidenti amerikan e sheh si pasuesin e tij në garën presidenciale të vitit 2028 Botë

TRUMP I HAP RRUGËN JD VANCE/ “The Washington Post”: Presidenti amerikan e sheh si pasuesin e tij në garën presidenciale të vitit 2028

PËRPLASEN DY TRAMVAJE NË GJERMANI/ Mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike Botë

PËRPLASEN DY TRAMVAJE NË GJERMANI/ Mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

NGA DUBAI, NË GREQI E ITALI/ Lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve Botë

NGA DUBAI, NË GREQI E ITALI/ Lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT