• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRIGJET SHQIPTARE PLOT ME TË HUAJ/ Rrëfimi i të huajve: Një parajsë e vërtetë…
Home
Destinacione

BRIGJET SHQIPTARE PLOT ME TË HUAJ/ Rrëfimi i të huajve: Një parajsë e vërtetë…

24 August, 2019 F.autor Destinacione

Kampingu është një mënyrë alternative pushimesh për shumë turistë. Vlora ofron disa zona ku turistët mund të qëndrojnë me kamperat e tyre. Një nga këto pika më e preferuara është dhe zona e Radhimës.

Kryesisht janë familjarë ata që preferojnë të tilla pushime të lira dhe afër natyrës. Sipas pushuesve infrastruktura për këtë lloj turizmi në Vlorë është brenda standardeve. Një natë qëndrimi në kamping kushton 20 euro, dhe për miqtë e huaj ky çmim është mjaft i leverdisshëm. Pushuesit këtu ndihen të mirëpritur jo vetëm nga shërbimet që gjejnë, por dhe nga njerëzit dhe mjedisi që i rrethon. Disa familje Italiane që prej disa ditësh pushojnë në këtë kamping, thonë që janë shumë të kënaqur me shërbimin që ofrohet.

“Një parajsë e vërtetë jam pa fjalë. Me kamper jemi më të lirë. Këtu ka energji, ujë, lavatriçe, praktikisht nuk mungon asgjë. Kemi dy vjet që vijmë këtu, na ka pëlqyer shumë pasi uji është i pastër, njërzit gjithashtu janë shumë social dhe të zotë. Ushqimi gjithashtu është shumë i mirë”, shprehen disa pushues.

Për spanjollët, kjo është e para herë që janë në Vlorë; pushimet që ata preferojnë janë me camping dhe këtu e kanë gjetur veten të kënaqur nga natyra shërbimet dhe çmimet.

“Më pëlqen ky lloj turizmi sepse mund të lëvizësh dhe mund të shohësh shumë. Nëse të pëlqen rri, në të kundërt mund të ikësh kur të duash. Këtu është shumë bukur dhe këtë vend do tja sugjeroja edhe miqve të mi nga Spanja”.

Ndërkohë një familje gjermane shprehet se kontakti me natyrën është shumë i rëndësishëm për fëmijët dhe ata.

“Unë jam nga Gjermania dhe është hera ime e parë në Shqipëri. Vlora më pëlqen. Deti është kaq afër sa fëmijët ndjehen shumë komod. Paguajmë 20 euro nata dhe është më lirë se Kroaci dhe Mali i Zi”.

Një qytetar nga Polonia shprehet se është i mrekulluar nga deti Jon.

“Unë jam nga Polonia dhe është hera e parë që vij në Shqipëri, këtu qenka shumë bukur. Ne qëndrojmë në autokamp, çmimi është shumë i mirë. më parë qëndruam dy netë në Kroaci atje kushtonte më shumë. Një natë këtu shkon 20 euro, ndërsa në Kraoci paguam 33 euro nata”. /TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIM I KARBURANTIT NË LEZHË/ Plagosen 6 persona, njëri drejt repartit të djegies në Tiranë
Previous article "600 GR BUKË DHE UJË ME..."/ Si mbijetonin 10-vjeçarët e internuar në Tepelenën e vitit 1949

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT