• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BREXIT/ Ultimatumi i BE-së për Johnson: 12 ditë kohë për të paraqitur një plan
Home
Nderkombetare

BREXIT/ Ultimatumi i BE-së për Johnson: 12 ditë kohë për të paraqitur një plan

19 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik Boris Johnson ka 12 ditë kohë, domethënë deri në fund të shtatorit, për të paraqitur një propozim me shkrim për Brexit, përndryshe “gjithçka ka mbaruar”.

Kryeministri finlandez Antti Rinne, presidenti aktual i BE-së tha se për çështjen ai është në linjë me Presidentin Francez Emmanuel Macron.

Një burim nga Downing Street, duke iu përgjigjur BBC-së, tha se “propozimet britanike do të bëhen në kohën e duhur”.

Johnson kishte deklaruar një ditë më parë se 17 tetori, dita e samitit të BE-së, ishte koha dhe vendi i duhur për të gjetur një marrëveshje për një divorc konsensual me Brukselin.

Kryeministri britanik tha gjithashtu se “bisedimet me BE-në po përparojnë” dhe se Mbretëria e Bashkuar do të paraqiste propozime alternative për klauzolën ‘backstop’ për Irlandën Veriore, të cilën qeveria e Londrës i konsideron të papranueshme propozimet e Brukselit.

Një ditë më parë, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha gjatë një debati në Parlamentin Evropian se “rreziku i një Brexiti pa marrëveshje është ende “shumë real”.

Junckeri u takua me kryeministrin Boris Johnson në Luksemburg të hënën, hera e parë që të dy patën një takim formal që kur Johson u bë kryeministër në korrik.

“Unë i thashë kryeministrit Johnson se nuk kam asnjë lidhje emocionale me klauzolën backstop,” i tha Junckeri Parlamentit Evropian. “Por e sqarova se kam një lidhje intime me angazhimet e tij. Unë i kam kërkuar kryeministrit të paraqesë, me shkrim, alternativa.”

Pika kryesore e mosmarrëveshjes në negociata mbetet e ashtuquajtura klauzolë irlandeze. Johnsoni e ka refuzuar zgjidhjen, e cila u propozua për herë të parë në marrëveshjen e ndërmjetësuar me ish-kryeministren Theresa May, por negociatorët e BE thonë se ai ende nuk ka ofruar një zgjidhje të zbatueshme si zëvendësim.

Klauzola e Irlandës, e njohur si backstop është përshkruar si një rrjet sigurie për të shmangur një kufi me kontrolle të forta midis Irlandës, e cila do të mbetet anëtare e BE-së, dhe Irlandës së Veriut, e cila do të largohet nga blloku me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SA E BUKUR ËSHTË..."/ Arbana Osmani dhe Xhensila Myrtezaj kanë nga një mesazh të bukur për njëra - tjetrën (FOTO)
Previous article "SE S'DUA TA PËRMEND HUMBJE"/ Blendi Fevziu tregon për herë të parë pse braktisi punën si pedagog (RRËFIMI)

k.autor

Postime të ngjashme

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s Botë

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT