• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BREXIT/ Parlamenti europian: Boris Johnson ka punuar shumë gjatë viteve të fundit për të projektuar…
Home
Nderkombetare

BREXIT/ Parlamenti europian: Boris Johnson ka punuar shumë gjatë viteve të fundit për të projektuar…

18 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Nëse në njërën anë të ngushticës së La Manshit parlamenti britanik ka mbyllur dyert … në anën tjetër Parlamenti Evropian është në punë. Por edhe këtu, sidoqoftë, jetohet me frymën e Westminster.

“Nuk jemi në dhomën e Komuneve, nuk kam ndërmend të thërras “Order Order”, edhe pse do  dëshiroja të kisha të njëjtin zë dhe të njëjtin ndikim si Bercow”,  tha me humor  Mairead McGuinness, nënkryetare e Parlamentit Evropian.

Vizita e kryeministrit britanik në Luksemburg nuk ka çuar në përparim të madh në bisedimet e Brexit.

Philippe Lambert, anëtar i Grupit për Brexit në Parlamentin Evropian përsëriti se ekziston një klimë e ulët besimi.

“Unë mendoj se Boris Johnson ka punuar shumë gjatë viteve të fundit për të projektuar imazhin e dikujt që nuk është i besueshëm. Dhe ia ka dalë mbanë. Kështu që në këtë kuptim, misioni u krye.”

Dikush tjetër është më i butë, si Pedro Silva Perreira, i cili zuri vendin e italianit Roberto Gualtieri në grupin drejtues për Brexit.

“Boris Johnson nuk arriti të na paraqesë ndonjë marrëveshje alternative për të ashtuquajturin Back Stop. Kjo konfirmon se sa është e vështirë të arrihet një marrëveshje në samitin tjetër europian. Natyrisht ne do të mbështesim një zgjatje të afatit kohor nëse nuk arrihet një marrëveshje sepse kjo duket se është zgjidhja e vetme për të shmangur skenarin katastrofik të një Brexit pa marrëveshje “.

Sot, eurodeputetët do të diskutojnë dhe votojnë një rezolutë që do të përshkruaj në detaje kushtet në të cilat do të pranohej zgjatja e afatit të Brexit, nëse Mbretëria e Bashkuar do ta kërkonte atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Sa kohë i duhet një të riu në Shqipëri për të gjetur punë
Previous article "TË MOS NA FLASI NJERI ME GOJË"/ Rezarta SHKURTA e paska mërzitur keq Herën (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë Botë

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit? Botë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje Botë

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT