Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, vazhdon të ketë kundërshti brenda qeverisë së tij dhe grupit konservator.Të paktën pesë Ministra mendohet të japin dorëheqjen në grup, shkruan Times.
Bëhet fjalë për Ministren e Kulturës, Nicky Morgan, Ministrin e Irlandës Veriore Julian Smith, Ministrin e Drejtësisë Robert Buckland, Ministrin e Shëndetësisë Matt Hancock dhe Prokurori i Përgjithshëm Geoffrey Cox.
Një zyrtar qeveritar i tha gazetës gjithashtu, se një “numër shumë i madh” i anëtarëve të grupit parlamentar Tories gjithashtu do të jepnin dorëheqjen nëse vendi shkon drejt të ashtuquajturës Brexit pa marrëveshje.”
“Qeveria përcakton strategjinë, jo zyrtarët që nuk janë zgjedhur. Nëse ajo që ne po shohim është një përpjekje për ta bërë këtë, ajo do të dështojë, “i tha gazetës një ministër tjetër.