• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BREXIT”/ Kandidatët për lidershipin britanik përplasen fuqishëm
Home
Nderkombetare

“BREXIT”/ Kandidatët për lidershipin britanik përplasen fuqishëm

19 June, 2019 Lubjana.autor Botë, Nderkombetare

Çështja “Brexit” përplasi të enjten në një debat televiziv pesë kandidatët që garojnë për lidershipin britanik. Rivalët në dy ditët e ardhshme do i nënshtrohen raundeve skualifikuese, të cilat do të nxjerrin finalistë vetëm dy prej tyre.

5 kandidatët e mbetur për kryeministër të Britanisë së Madhe u ndeshën të martën në një debat televiziv.

Tema kryesore e diskutimit ishte çështja Brexit dhe sa të gatshëm janë aspirantët për ekzekutivin që ta përmbushin shkëputjen e vendit nga BE-ja brenda 31 tetorit 2019.

Ish-kryediplomati Boris Xhonson u shpreh i bindur se po të zgjidhet kryeministër do ta realizojë Brexit brenda afatit.

Johson: “Duhet të dalim nga Bashkimi Europian më 31 tetor, përndryshe kam frikë se do të përballemi me një rënie katastrofike të besimit qytetar te politika.”

Me largimin në vjeshtë u pajtuan edhe katër kandidatët e tjerë, por pa dhënë garanci për datën.

Ministri i Mjedisit, Majkëll Gov dhe kryediplomati Xheremi Hant thanë se do ta shtynin Brexit me disa ditë për t’i dhënë shansin negociatave të reja me Brukselin, ndërsa ministri i Brendshëm Saxhid Javid dhe homologu Rori Stjuart u shprehën kategorikë për 31 tetorin.

Diskutimet mes kandidatëve u fokusuan më tej te ulja e taksave, politikat e tyre në mbrojtje të mjedisit, adresimi i islamofobisë brenda Partisë Konservatore dhe akuzat e ndërsjella.

Gjatë këtyre dy ditëve do të mbahen edhe raundet e fundit skualifikuese për të nxjerrë dy nga pesë pretendentët finalë.

Sikurse një ditë më parë, pritet që Boris Xhonson të marrë sërish përkrahjen më të madhe të deputetëve konservatorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFIRMOHET ZYRTARISHT/ Trump do të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale 2020
Previous article SULMET NDAJ KZAZ-ve NGA OPOZITA/ Reagon Rama: Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar!

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT