• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Brexit”, Brukseli ultimatum Britanisë
Home
Europë

“Brexit”, Brukseli ultimatum Britanisë

17 November, 2017 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Britania ka dy javë kohë për të rritur ofertën e saj në lidhje me pagesën që duhet të kryejë përpara daljes nga BE-ja. Ultimatumi është dhënë nga Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili tha se mungesa e një oferte më të lartë, do ta detyrojë Brukselin të ndjekë rrugë të tjera për divorcin. BE i kërkon Britanisë 60 miliardë euro për finalizimin e procesit ‘Brexit’, teksa oferta e Londrës deri më tani, nuk e ka kaluar shifrën 20 mld euro.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i ka dhënë dy javë kohë Londrës zyrtare për të rritur ofertën mbi të ashtëquajturën ‘fatura e daljes’, një pagesë që Britania duhet të kryejë përpara se të largohet nga Bashkimi Europian.

Palët duket se kanë ndasi të theksuara mbi këtë pjesë në një kohë kur shuma e kërkuar nga BE-ja është 60 miliardë euro dhe propozimi i qeverisë britanike është jo më shumë se 20 miliardë euro. Në deklaratën e tij, Tusk paralajmëroi se nëse nuk do të ketë një dakordësi brenda fillimit të muajit dhjetor, atëherë, BE do të ndjekë një rrugë tjetër për ‘divorcin’.

“Ja kam bërë të qartë Kryeminsitres Theresa May se progresi mbi këtë pikë duhet të ndodhë pa kaluar fillimi i muajit dhjetor. Nëse nuk do të ketë progres të dukshëm deri në këtë kohë, atëherë unë do të jetë i detyruar të propozoj një rrugë tjetër mbi këtë proces, gjë që do të ndodhë në mbledhjen e Këshillit Europian.”

Bashkimi Europian ka argumentuar se Britania duhet të paguajë shumën e konsiderueshme për shkak të planifikimeve buxhetore, pensioneve si dhe projekteve të tjera. Buxheti i bllokut hartohet mbi terma 7-vjeçar, gjë që arsyeton edhe barrën e madhe financiare që duhet të paguajë qeveria britanike. Sipas Presidnetit të Komisionit, Zhan Klod Junker, të refuzosh ketë pagesë, është njësoj si të porosisësh pije në një tavolinë me miqtë, dhe me pas të largohesh pa paguar. Duke parë ndasitë e mëdha në qasjet e palëve, ekspertët vijojnë të mbeten skeptic mbi gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga Kapadokya në Stamboll, vazhdojnë udhëtimet e shtrenjta të Morenës
Previous article ÇËSHTJA “Sota”/ Tabulatet telefonike vërtetojnë se 863 mijë eurot e sekuestruara ishin për...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT