Qeveria angleze pritet të pësojë një tjetër disfatë në votimin për Brexit që do të mbahet në parlament ditën e martë. Zhvillimet e fundit, vetëm tri javë nga dalja formale nga Bashkimi Europian, rrezikojnë shtyrjen me disa muaj të procesit, madje edhe qëndrimin e përhershëm të Anglisë në organizmin e përbashkët.
Pas apelit që kryeministrja angleze Tereza Mej i drejtoi një ditë më parë Bashkimit Europian, duke i kërkuar një mundësi të fundit për gjetjen e një kompromisi që do të pranohej nga parlamenti i saj, kanë reaguar zyrtarët e BE-së përmes kryenegociatorit Mishel Barnie.
Mej deklaroi se ”një marrëveshje e re është si në interes të Britanisë, edhe të Bashkimit Europian,
” nuk ka palë përgjegjëse për krizën aktuale përveç politikëbërësve anglezë” theksoi Barnie të premten përmes një serie mesazhesh në Twitter.
Zyrtari europian tha se ”BE-ja është e gatshme t’i ofrojë Anglisë opsionin e largimit të njëanshëm nga unioni doganor me qëllim për ta bërë marrëveshjen më të pëlqyeshme për deputetët britanikë, por se pika për ngritjen e kontrolleve kufitare midis shtetit irlandez dhe provincës së Irlandës së Veriut do të qëndrojë në fuqi”.
Sipas Barnie: ”Bashkimi Europian mund të hyjë sërish në negociata me qeverinë britanike pasi Brexit të ndodhë formalisht, por propozimi i tij u konsiderua një argument i vjetër dhe aspak një kompromis nga zëra brenda kabinetit anglez”.


