• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BREXIT”/ BE nuk tërhiqet, kryeministrja britanike kthehet duar bosh në Londër
Home
Nderkombetare

“BREXIT”/ BE nuk tërhiqet, kryeministrja britanike kthehet duar bosh në Londër

14 December, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Kryeministrja britanike kthehet gati me duar bosh në Londër. Siguria e BE për interpretimin e marrëveshjes së Brexitit nuk është e interpretuar me ligj. Drama vazhdon.

may

Pak mbas orës nëntë, pas darkës njëorëshe të përbashkët, kryeministrja britanike me pardesynë blu dhe çantën e vogël të dorës, u largua nga vendi, ku u mbajt takimi i nivelit të lartë, në ndërtesën e lartë të Europës në Bruksel. Ajo nuk qeshi, nuk tha asnjë gjë, duke mbajtur vështrimin mbi tapetin e kuq hipi në limuzinën prodhim gjerman dhe u zhduk në drejtim të hotelit. Nga largimi i shpejtë i kryeministres së lodhur, që nuk ka shumicën e parlamentit britanik për marrëveshjen e Brexitit, nuk mund të dallohej nëse pjesa tjetër e 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive do ta plotësojnë dëshirën e saj, për sqarim dhe siguri të marrëveshjes së Brexitit. Që me mbërritjen e saj në Bruksel, Theresa May-it iu bë e qartë se në këtë takim të ri të nivelit të lartë për Brexitin, duhet të ulte shpresat e mëdha, me të cilat kishte ardhur prej Londrës. Sepse marrëveshja e Brexitit, e arritur në takimin e nivelit të lartë dy javë më parë u quajt si “më e mira e mundshme”. Theresa May tha, se nuk pret ndonjë kthesë të madhe, pa e thënë tamam çfarë do të ishte kthesa e madhe.

BE nuk lëviz nga vendi

Ajo duhet të ketë pasur të drejtë. Takimi i nivelit të lartë të BE, përsëriti pak pas mesnate në një konkluzion me shkrim atë që ishte e qartë: Bisedime të reja nuk do të ketë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë tekst të detyrueshëm për rregullat e interpretimit të kufirit irlandezo- irlandezoverior. Presidenti i BE, Dondald Tusk tha: “Ne duam të kemi partneritet sa më të ngushtë me Britaninë e Madhe. Bisedimet për një marrëveshje të re, duhet të fillojnë direkt mbas daljes nga BE”. Nuk është synim i BE që të shfrytëzojë “sigurimin” e “suportit”, që do të mbante Irlandën e Veriut dhe Britaninë e Madhe në një union doganor me BE. “Kjo do të ishte ajo ç’ka BE kërkon ta shmangë, në rast se nuk do të ekzistonte asnjë marrëveshje e re për të ardhmen e marrëdhënieve”, tha Tusk.

Presidenti i Komisionit të BE, Jean- Claude Juncker e lëvdoi Theresa May-in për forcën dhe guximin me të cilin lufton për marrëveshjen e daljes, por “ne nuk kemi parë ende asnjë rezultat deri tani.”

Dipomatë të BE thanë, se qëndrimi i ashpër i 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive mund të jetë edhe pjesë e taktikës së bisedimeve. Nuk lejohet dhënia e parakohshme e drejtimit, në mënyrë që të mos vazhdojnë kërkesat e tjera nga Dhoma e Ulët britanike për të bërë ndryshime. “E gjitha është çështje kohe,” tha një diplomat i BE. E pavendosur, prandaj Theresa May ka mundësi të vijë edhe një herë për të folur në Bruksel në fillim të janarit. Votimi për marrëveshjen e Brexitit në parlamentin britanik është lënë për në fillim të janarit.

Berlin, Theresa May und Angela Merkel (Getty Images)Theresa May dhe Angela Merkel në Berlin , 11 dhjetor 2018

Jo bisedime të reja

Shumë kryetarë të shteteve dhe qeverive e patën bërë të qartë para darkës së përbashkët, se teksti i marrëveshjes së daljes së britanikëve nga BE nuk do të ndryshojë më. “Është e rëndësishme, të pengohet çdo lloj dykuptimësie. Nuk mund të ketë bisedime pas bisedimesh, sepse bisedimet kanë zgjatur muaj të tërë,” tha për shembull presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha, se marrëveshja e Brexitit është “vendosur dhe në fuqi”. Ajo donte një marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme, në mënyrë që të mos vendoset një kufi i ashpër midis Irlandës, anëtare e BE dhe Irlandës së Veriut, që i takon Mbretërisë së Bashkuar, mbas Brexitit dhe në fund të fazës kalimtare më 2021.

Britanikët duan të kufizojnë Backstop

Diplomatët britanikë patën shpresuar prej klimës së butë në takimin e nivelit të lartë që mbahej para Krishtlindjeve, BE do i përgjigjej kryeministres britanike me kërkesat e saj. Sepse, pa marrëveshjen e Brexitit me aprovimin e Dhomës së Ulët në Londër, më 29 mars 2019 do të vendoset automatikisht një kufi i ashpër për ishullin irlandez, gjë që BE kërkon ta shmangë me çdo kusht. Në sigurimin e kthimit mbrapsht të Irlandës së Veriut, BE nuk do të mos humbasë asgjë. Ajo thotë se e gjithë Mbretëria e Bashkuar do të mbetet në një bashkim doganor me BE dhe për Irlandën e Veriut, rregullat do vendosen vetë nga tregu i brendshëm i BE, për sa kohë që kjo marrëveshje nuk zëvendësohet nga një tjetër midis BE dhe shtetit të tretë, Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë gjë këmbëngulin deputetët e Parlamentit Britanik, sepse britanikët do të vazhdonin të mbeteshin të lidhur ngushtë me BE, pa patur të drejtën e fjalës në bashkimin doganor dhe marrëveshjen e tregëtisë.

Belgien, Brüssel: Die britische Premierministerin Theresa May trifft am ersten Tag des EU-Gipfels ein (picture-alliance/dpa/T. Roge)Kryeministrja britanike Theresa May largohet me duar bosh nga Brukseli

Fundi i durimit?

Presidentja lituaneze, Dalia Grybauskaite nuk është e vetmja në rrethin e 27 shteteve të BE, që po e humbet ngadalë durimin. Ajo lëshon twitter për takimin e nivelit të lartë me dëshirën e Krishtlindjeve: “Vendosni më në fund, çfarë doni. Kështu që Plaku i Vitit të Ri do ua sjellë atë që doni”.

Drama e vështirë për Brexitin dhe marrëveshjen e daljes nga BE do të ketë një episod tjetër javën e ardhshme në Londër. Aty kryeministrja britanikë do i raportojë deputetëve. Për Theresa May, takimi i nivelit të lartë në Bruksel ishte vetëm fillimi i bisedimeve. Deri për krishtlindje ka mbetur shumë pak kohë për ta shkruajtur edhe një herë nga e para letrën me dëshira dhe për ta nisur në Bruksel.

Përveç Brexitit…

Për dëshirat britanike u diskutua në fillim të takimit të nivelit të lartë. Menjëherë u morën edhe vendimet: BE dënoi ashpër agresionin e fundit të marinës ruse kundër Ukrainës dhe zgjati me një zë sanksionet ekonomike dhe sanksionet kundër qytetarëve rusë. Po ashtu u vendos programi për bisedimet e buxhetit për vitet 2021- 2027. Deri në vjeshtën tjetër do të jetë mbledhur kuadri afatmesëm financiar prej 1,3 bilionë eurosh. E diskutueshme është aktualisht kush do e mbyllë “boshllëkun e Brexitit”, pra kontributet që nuk do pagugen nga Britaina e Madhe. Shumë taksapagues refuzojnë rritjen e kontributeve, vetëm Gjermania është treguar e gatshme.

Brüssel EU-Gipfel zu Brexit | Angela Merkel & Theresa May (Reuters/Y. Herman)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THELLOHET SKANDALI/ Si u rrënua "QYTET STUDENTI", nga QIRATË tek vjedhja e studentëve
Previous article RAMA PUBLIKON VIDEON/ Me këto pamje nga kantieri i rrugës së Arbrit, ku po punohet për...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite Botë

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT