Britania e Madhe ka pranuar të paguajë aq para sa i kërkoi Bashkimi Europian, si pjesë e kushteve të divorcit final pas Brexit.
Oferta fillestare ishte që Anglia të paguante rreth 100 milion paund, po nuk pati asnjë dakordësim. Ndërsa tani britanikët ranë dakord të paguajnë 50 milion paund.
Kështu, të dy palët duket se larguan pengesën kryesore, duke hapur kështu lirisht bisedimet e tregtisë së lirë. Dhe largimi i Anglisë në mars të vitit 2019, bëhet më se i sigurt.
Zyrtarët e BE theksuan se bisedimet janë në vazhdim e sipër për të bërë një ndarje sa më të qetë, pa probleme. Megjithatë, Financial Times Britanik tregon se do preket ndjeshëm Irlanda e Veriut e cila kërkon marrëdhënie tregtare dhe mos shkëputje me Bashkimin Europian. /AlpeNews.al/


