• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Breshëri plumbash shtëpisë së Arjan Aliços”. Hoxha: Vrasësit lëvizin lirisht në Lushnjë, është vetëm fillimi
Home
Aktualitet
Kronikë

“Breshëri plumbash shtëpisë së Arjan Aliços”. Hoxha: Vrasësit lëvizin lirisht në Lushnjë, është vetëm fillimi

31 January, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Dy ditë pas ngjarjes së ndodhur në Lushnjë, ku janë shënuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arjan Aliços, dalin detaje të tjera. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së të martës, në lagjen “18 tetori” të Lushnjës, dhe mësohet se nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.

Gazetari Artan Hoxha, tha se situata në Lushnjë paraqitet problematike, pasi ka vrasës që lëvizin lirisht nëpër qytet. Sipas tij, për shkak të kësaj situatë, shumë qytetarë janë larguar, duke kërkuar azil.

“Ka një ngjarje që ka ndodhur jo më larg se 48 orë. Jam telefonuar nga banorë të Lushnjës që ishin të terrorizuar, pasi u qëllua në drejtim të banesës së një të burgosuri, pjesë e bandës së Aldo Bares, ku ishte fëmija i tij i mitur dhe shumë pranë lokalit të babait të njërit nga djemtë që u vra në tetor. Në një vend që dy të rinj u vranë dhe ende nuk është zbardhur ngjarja. Dëshmitarët kanë shkuar disa herë në prokurori dhe askush si merr dëshmitë. Nga masakra e Lushnjës e deri tani, autorët kanë lëvizur lirshëm në qytet, nga ai moment dhe deri sot janë larguar 13 familjen nga ai qytet. Janë shpërngulur, që nga prilli e deri më sot. Ngjarja e fundit synon të largojë disa familje të tjera. Ndaj pse duhet të qëllosh banesën ku ndodhet një fëmijë i mitur. Pse duhet të qëllosh lokalin ku iu vra djali i vetëm. Një djalë që kur u vra kishte vetëm 7 mijë lekë të vjetra në xhep. Fakti që aty janë larguar kaq shumë njerëz dhe ska asnjë reagim, madje janë shkarkuar inspektor në rastin e Këlcyrës, për një ndërtim pa leje. Ndërsa në Lushnjë s’mban asnjë njeri përgjegjësi. Atje është vetëm fillimi, në tetor ndodhi ngjarja e para dy ditësh ndodhi tjetra. Aty kemi një betejë dhe ndaj kam këmbëngulur se në Lushnjë nuk është hakmarrja e vjetër por luftë e bandave të reja për territor të drogat e forta. Nuk ka të bëjë me historinë e bandës së Aldo Bares. Por me luftën për territori. Aty kërkojnë që mos të kenë rival, bëjnë që të lëvizin çdo gjë që të kenë në dorë gjithçka.”, tha Artan Hoxha.

  • NGJARJA NE LUSHNJE

Mësohet se Arjan Aliço është anëtar i bandës së Aldo Barës dhe ndodhet në burg. Aliço është i akuzuar për krimin e ndodhur në vitin 2016 pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, pasi në një pikë loto-baste ka qëlluar mbi 10 herë me thikë Julian Sulën. “Arjan Aliço, 53 vjeç, i dënuar më parë për vrasje dhe Xh.A., 24 vjeç, edhe ky i dënuar më parë për “vrasje të mbetur në tentativë”, kanë qëlluar egërsisht të riun nga Lushnja, pasi Julian Sula dhe djali i Arjanit, Xh.A., janë përfshirë në një debat për shkak të ndeshjes dhe preferencave që kishin për futbollistët e kombëtares dhe rastet e humbura të lojës”, bëri të ditur Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN LAME/ Po nesër o katran i zi me bojë!
Previous article Milan-Lazio/ Mbyllet barazim pjesa e parë, por shihni këto statistika të cmendura (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT