• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRESHËRI PLUMBASH NË FUSHË-ARRËZ/ DY shoferët e furgonëve nuk “ndalojnë” sulmet. Shkaku lidhet me…
Home
Breaking News

BRESHËRI PLUMBASH NË FUSHË-ARRËZ/ DY shoferët e furgonëve nuk “ndalojnë” sulmet. Shkaku lidhet me…

28 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme drejt një furgoni në fshatin Poravë, në Fushë-Arrëz.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar.

Policia njofton se ka identifikuar edhe personin që ka shkrepur armën, i cili është shpallur në kërkim.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Poravë të Fushë Arrëzit, shtetasi L.N. 49 vjeç banues në fshatin Poravë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, i drejtuar nga shtetasi T.P.. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar, njoftoi Policia.

Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e autorit, shtuan të njëjtat burime.

Burime policore thanë se drejt automjetit që u qëllua nuk ka pasur tjetër person përveç drejtuesit.

SHERRI

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta, njoftoi zyrtarisht Policia.

Burime nga Policia lokale thanë se dy protagonistët janë konkurrent në profesion. Personi i shpallur në kërkim dhe T.P., ndaj mjetit të së cilit u qëllua me armë zjarri, punojnë të dy shoferë. Më herët, ata kanë pasur një konflikt mes tyre për pasagjerë, thanë burime policore.

Konkurrenca mes dy shoferëve duket se e ka agravuar aq shumë marrëdhënien mes tyre, sa këtë të premte konflikti u përshkallëzua edhe në përdorimin e armës së zjarrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si të jeni të lumtur pa e "vrarë mëndjen" për asgjë...
Previous article Allegri flet për Bonuccin: Kam patur...

g.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT