• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRESHËRI PLUMBASH NË FIER/ Flet pronari i lokalit, Agim Boriçi: Nuk jam pjesë e “BANDËS”! Ju tregoj që… (VIDEO)
Home
Breaking News

BRESHËRI PLUMBASH NË FIER/ Flet pronari i lokalit, Agim Boriçi: Nuk jam pjesë e “BANDËS”! Ju tregoj që… (VIDEO)

13 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Agim Boriçi, ndaj lokalit të të cilit u qëllua me armë dy ditë më parë në lagjen “15 tetori” në qytetin e Fierit ka pohuar se ka bashkëpunuar me policinë për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

“Nuk ruhem nga askush. Mendoj që ajo çka ka ndodhur nuk ka të bëjë me personin tim dhe familjen time. Ne jemi Boriçtë e Fierit dhe nuk kemi të bëjmë me Boriçtë e Lushnjës, që e kanë lidhur edhe me bandën e Lushnjes. Nuk jam person në kërkim dhe nuk kam probleme me drejtësinë. Jam babai i tre fëmijëve dhe bëj një jetë normale. Dua që drejtësia të nxjerrë në dritë të vërtetën. Kemi bashkëpunuar me policinë në çdo hap. Isha në lokal në momentin e ngjarjes dhe fatmirësisht nuk ka pasur nxënës apo mësues. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri,  vetëm të shtëna nga jashtë. Jemi habitur me atë që dëgjuam. Është abuzuar me ngjarjen,” ka thënë Boriçi.

Ngjarja e regjistruar paraditen e djeshme në lagjen “15 Tetori” ka vënë në lëvizje policinë dhe prokurorinë duke pasur parasysh të kaluarën e tij, ndonëse ende nuk dihet nëse Boriçi ka qënë shënjestra e sulmit.

Burime të “BW” pranë policisë së Fierit thonë se autorët kanë qëlluar plot 15 herë në drejtim të lokalit të Boriçit. Të njëjtat burime nuk përjashtojnë mundësinë që të shtënat të kenë qënë një paralajmërim për njërin nga njerëzit më “të frikshëm” të qytetit.

NGJARJA
Rreth orës 11:00 është qëlluar nga një mjet në ecje e sipër mbi lokalin e Agim Boriçit. Policia u vu në ndjekje të personave që kishin shtënë me armë mbi lokal por ka mundur të gjejnë të braktisur dhe të djegur makinën nga u qëllua në lagjen “8 Shkurti”. Brenda makinës tip “Reno” u gjet edhe një kallashnikov. “Në datën 11.04.2018, rreth orës 11:45 në lagjen “8 Shkurti” Fier, nga një automjet tip “Reno” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A.B. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit. Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier”,- sqaroi policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ricciardo tregon ndjeshmërinë pas provave në Kinë
Previous article Kur Enca shkon në plazh TËRBON dhe dallgët: Unë jam akoma një... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT