• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRESHËRI PLUMBASH NË BANESËN E LALËS/ Kryemadhi: Shoqëria shqiptare është e pasigurtë, kriminelët kanë…
Home
Shqipëri

BRESHËRI PLUMBASH NË BANESËN E LALËS/ Kryemadhi: Shoqëria shqiptare është e pasigurtë, kriminelët kanë…

31 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e konsideron shoqërinë shqiptare të pasigurtë ditët e sotme duke marrë shkas nga sulmi me armë ndaj gazetares Klodiana Lala

E ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ajo tha se reforma për drejtësi nuk po ecën si duhet, dhe prandaj sot kriminelët kanë aq guxim sa të qëllojnë me armë mbi gazetarët.

“S’do bëj as rolin e prokurorit as polices, por dua të prek mënyrën si merren institucionet me ngjarjen. Nga ana tjetër thuhet që Reforma në Drejtësi u ngjalli frikën kriminelëve, ça frike? Kujt kriminelëve? Shikoni si sulmohet gazetarja.

Kemi dhe një lloj indiference, më shpejt reaguan ndërkombëtarët, se institucionet tona. Është e rëndë trimëria dhe guximi që gjejnë për të goditur mbi një shtëpi, se të frikëson. Duke qenë gazetare e kronikës së zezë është në kontakt me policinë e prokurorinë.

Edhe pak bëhen gati 48 orë dhe asgjë s’është zbuluar. Këta njerëz që sulmojnë kanë përkrahje të madhe që e bëjnë këtë veprim. Këtu po arrestohen dy persona se zihen për fjalë goje, ndërsa këta qëllojnë me armë e nuk kapen.

Nëse nuk do ketë një ndalim të shkaktarëve të kësaj, atëherë do të ndodhin shumë, siç kanë ndodhur për ngjarje që ende nuk janë zbardhur. Shoqëria s’është e sigurtë,” tha Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISHIKIMI I KUFIJVE/ Paralajmërimi nga Gjermania: Nëse ndryshohen, Kosova dhe Serbia nuk do të hyjnë në BE
Previous article SAPO E KONFIRMOI/ Kimikati poston foton nga "Klani" bashkë me Bes Kallaku edhe Erion Isain

k.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT