• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRESHËRI PLUMBASH NDAJ BANESËS NË MAT/ Policia dhe RENEA “blindojnë” zonën, gjejnë mbi 300 fishekë e granatë
Home
Breaking News

BRESHËRI PLUMBASH NDAJ BANESËS NË MAT/ Policia dhe RENEA “blindojnë” zonën, gjejnë mbi 300 fishekë e granatë

29 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, teksa një i ri ka qëlluar me armë ndaj një banese dhe më pas e ka hedhur armën në një rezervuar.

Për lokalizimin dhe arrestimin e të riut S. K. janë përfshirë policia dhe forcat RENEA, të cilat vijojnë ende kërkimet në rezervuar për gjetjen e armës, bashkë me polumbarët.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë informacion se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të portës së jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit L. N., banues në njësinë Administrative Komsi, Mat.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, Policia e Matit ka organizuar punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, është bërë i mundur identifikimi në kohë reale i autorit të dyshuar dhe lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Falë mirorganizmit të punës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit S. K., 25 vjeç, banues në njësinë Administrative Komsi, i cili për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të banesës së shtetasit L. N.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas, pasi kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N. e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar.

Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, “Prishje e qetesisë publike”

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Koreja e Jugut bën hap pas, rimbyll 200 shkolla pas shtimit të rasteve me koronavirus
Previous article VRASJA E GEORGE FLOYD/ Protestuesit djegin stacioni i policisë në Minneapolis

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme Aktualitet

"NUK DO KETË MË MARSHIM JASHTË TIRANËS"/ Organizatori zbulon itinerarin e protestës së sotme

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz Aktualitet

MBLEDHJA E 600 ARKITEKËVE TË HUAJ NË SHQIPËRI/ Deklarata e fortë e Artan Shkrelit: Në vendin e krimit mblidhen shumë njerëz

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Hita emëron drejtuesin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT