Është identifikuar edhe personi që qëlloi mbi furgonin e pasagjerëve, në Pukë.
Mësohet se bëhet fjalë për 49 vjeçarin Lek Ndou, i cili qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të furgonit të Tonin Pepkolaj.
Pavarësisht se policia e cilësoi si një ngjarje me motive të dobëta, shoferi i furgonit 49-vjeçari Tonin Pepkolaj nuk është i panjohur për drejtësinë.
Banues në fshatin Rajë të Tropojës, është arrestuar para disa vitesh për ‘armëmbajtje pa leje’. Policia në dhjetor të 2017 gjatë një kontrolli rutinë të furgonit Fierzë-Pukë-Bajram Curri zbuloi pistoletë TT dhe 500 gramë hashash, ndërkohë që brenda furgonit të linjës janë gjetur dhe mallra të tjerë në vlerën e 5000 eurove.