I ftuar në një studio televizive kolegu i kronikës investigative, Artan Hoxha i është përgjigjur pistave të hetimit për gazetaren Lala.
DEKLARATA E HOXHËS (Një pjesë)
Po të hapim arkivën, shohim që kanë qenë me PS-në, më pas me PD-në, me Metën, e prapë me Berishën, e prapë me Ramën. Klasa jonë politike duhet të qendrojë larg reporterëve dhe medias. S’kemi raportuar më krime, këto 2 ditë në këtë vend. Opozita thotë se autor është Edi Rama. Këta thonë që këto ngjarje kanë ndodhur dhe më parë. Si ta zgjidhim lëmshin në këtë vend. 2 javë më parë kam folur për krimin në Shkodër. Që atëherë kanë ndodhur 3 krime të tjera. Si denoncojmë dot me statuse politikanësh pa emër. Janë të lidhur, ne si ndajmë dot, ku fillon interesi i krimit e ai i politikës. Denoncohen bandat me radhë, krahu i majtë dhe krahu i djathtë. Bandat janë fuqizuar, sot s’ka më banditë rruge, por biznesmenë. I kanë shpëtuar hetimeve policore, iu kanë bërë presion edhe gazetarëve. Do të jetë problem edhe në vijimësi.