• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRESHËRI PLUMBASH DREJT BANESËS SË LALËS/ Gazetarja 90 minuta në Prokurorinë e Tiranës. DËSHMITË e para për HETIMET
Home
Aktualitet
Media

BRESHËRI PLUMBASH DREJT BANESËS SË LALËS/ Gazetarja 90 minuta në Prokurorinë e Tiranës. DËSHMITË e para për HETIMET

31 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Kronikë, Media

Pas 24 orëve askush nuk është në pranga për sulmin me armë zjarri mbi banesën e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala. Paraditen e sotme është zhvilluar një takim në prokurorinë e Tiranës mes drejtueses së këtij institucioni Elisabeta Imeraj, drejtorit të Policisë së Shtetit Veliu, atij të Tiranës Skënderaj dhe vetë gazetares Klodiana Lala. Pas takimit gazetarja po jep dëshminë para grupit hetimor, ndërsa hetimet janë fokusuar në pistën e kërcënimit për shkak të detyrës.

Ka një rreth personash që do të shoqërohen për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa drejtuesit e policisë së shtetit dhe Tiranës pas përfundimit të takimit nuk kanë pranuar që të japin asnjë deklaratë. Ndërkohë që grupi hetimor ka marrë dëshmitë e para, ka analizuar tabulatet e bisedave telefonike për të shkuar në gjurmët e autor/ëve të ngjarjes.

N G J A R J A

Ngjarja e pazakontë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Domje të Tiranës, aty ku prej vitesh jeton familja e gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala. Banesa e prindërve të saj, përjetoi momente terrori, pasi rreth orës 03:00 të mesnatës persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, banesën e familjes së gazetares Lala.

Qëllimi i kriminelëve ka qënë të jepte një mesazh të fortë gazetares, duke nënkuptuar se të godasim familjen, nëse na përmend emrin në kronikat televizive. Kjo e fundit kishte vetëm disa orë që ishte larguar nga shtëpia e prindërve, ku së bashku me bashkëshortin e saj kanë udhëtuar në drejtim të Tiranës, aty ku jetojnë së bashku. Dy vajzat e saj të mitura, i ka lënë në banesën e prindërve, nën shoqërinë e 6 personave të tjerë, si dy gjyshërit, motrës, vëllait dhe dy krushqve,që kishin mbërritur për vizitë nga Italia.

Fatmirësisht breshëria e automatikut nuk ka sjellë asnjë dëm në njerëz, vetëm dëme materiale. Besohet se autori i krimit është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes për të mos u identifikuar ende dhe sot. Pak ditë më parë gazetarja Lala ka botuar në një kronikë televizive një bisedë të përgjuar mes deputetit të PS Jurgys Çyrbja me një person me precedentë penalë. Mësohet se ministri Xhafa i ka siguruar mbrojtjen familjes së gazetares dhe vetë asaj, ndërkohë ka premtuar se ngjarja do zbardhet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Më shumë se 60 foshnje e nëna vdiqën në maternitet nga pakujdesia e mamive
Previous article "MISTERI I SHQIPËRISË SË JUGUT"/ VIDEO: Pamjet MAHNITËSE nga klipi i projektit gjerman për turizmin

g.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT