• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRENDA 300 DITËSH MËSOHET GJITHÇKA PËR UFO-T/ Pentagoni i detyruar të nxjerrë informacionet
Home
Botë

BRENDA 300 DITËSH MËSOHET GJITHÇKA PËR UFO-T/ Pentagoni i detyruar të nxjerrë informacionet

15 July, 2023 s.autor Botë

Pentagoni mund të detyrohet të zbulojë gjithçka që di për UFO-t në 300 ditët e ardhshme. Kjo do të ndodhë, pasi një aleancë dypartiake e senatorëve planifikon të detyrojë deklasifikimin e dosjeve sekrete të qeverisë amerikane për UFO-t.

Udhëheqësi i shumicës demokratike në Senat, Chuck Schumer, në partneritet me senatorët republikanë Marco Rubio nga Florida dhe Mike Rounds nga Dakota e Jugut, po udhëheqin përpjekjen për të kaluar projektligjin në fjalë.

Nëse kalon, atëherë do të emërohet një panel shqyrtimi prej nëntë anëtarësh për të vlerësuar të gjitha të dhënat e klasifikuara të qeverisë për UFO-t.

Lajmi vjen pas dëshmisë publike shpërthyese dhe të çuditshme nga zyrtari i lartë i inteligjencës, tashmë i dalë në pension, David Grusch, i cili ka pretenduar se kontraktori i ushtrisë dhe mbrojtjes amerikane ka penguar publikimin e provave për UFO-t e rrëzuar, ‘qeniet’ e gjetura dhe vdekjet e lidhura me to.

“Tani do të keni një proces përmes të cilit ne do ta deklasifikojmë këto materiale”, tha një zëdhënëse e senatorit Schumer.

Debati i hapur mbi amendamentin e propozuar do të fillojë javën e ardhshme, ndërsa Senati do të shqyrtojë specifikat e Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aktit të Autorizimit të Inteligjencës (IAA) për vitin fiskal 2024.

Ndërkohë, sqarohet se plani i senatorit Schumer do të ngarkojë Presidentin Biden të zgjedhë panelin e shqyrtimit të dosjeve të UFO-ve me nëntë persona, në pritje të një procesi miratimi në Senat.

Po ashtu, amendamenti Schumer do t’u japë agjencive federale vetëm 300 ditë për të organizuar dhe prodhuar të dhënat e tyre të brendshme, të klasifikuara në UAP dhe t’ia ofrojnë ato bordit të ri të rishikimit.

Kujtojmë se në 2013, një bord i rishikimit të të dhënave të klasifikuara, deklasifikoi dhe publikoi 5 milionë dokumente që lidheshin me UFO-t.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI MUND TË LUFTOHET MIGRENA/ Kjo është mënyra e vetme
Previous article E RËNDË/ Humb jetën pushuesi në “Plazhin e Vjetër” në Vlorë, ja çfarë thotë policia

s.autor

Postime të ngjashme

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën Botë

BE, BASHKË PËRBALLË RUSISË/ Kallas: Moska nuk do arrijë ta frikësojë Europën

HERA E PARË NË HISTORI/ Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht në dollarët amerikanë Botë

HERA E PARË NË HISTORI/ Fytyra e presidentit Donald Trump zyrtarisht në dollarët amerikanë

"U KALUA VIJA E KUQE"/ Nderimet për Ratko Mlladiq, eurodeputeti austriak kërkon ngrirjen e negociatave dhe fondeve për Serbinë Botë

"U KALUA VIJA E KUQE"/ Nderimet për Ratko Mlladiq, eurodeputeti austriak kërkon ngrirjen e negociatave dhe fondeve për Serbinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT