• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BRAZILI PA KARNAVALE NUK…”/ Pas dy vitesh pandemi rikthehen festivalet vezulluese të Sambas në Rio De Janeiro
Home
Jetë

“BRAZILI PA KARNAVALE NUK…”/ Pas dy vitesh pandemi rikthehen festivalet vezulluese të Sambas në Rio De Janeiro

23 April, 2022 s.autor Jetë

Karnavalet e Rio de Janeiro-s, morën jetë të premten me paradat e para të shkollave samba që kur Covid-19 goditi Brazilin.

Pas dy vitesh të gjata maskash për fytyrën, distancim social dhe vdekje, një det i shkëlqyeshëm kërcimtarësh, bateristësh mbushën “Sambadrome”, vendi ikonë i paradës së karnavaleve të qytetit, i cili ishte shndërruar në një vend vaksinimi, gjatë kulmit të krizës shëndetësore.

Paradat nga shkollat më të mira të sambas të qytetit, të premten dhe të shtunën janë të parat, që nga shkurti 2020, që shënuar një pikë kthese për Brazilin e goditur rëndë nga Covid-19, që solli vdekjen e më shumë se 600, 000 jetë njerëz, vendi i dytë mbas SHBA.
“Jam shumë e lumtur. Mendoj se shumë njerëz do të qajnë… duke përfshirë edhe mua,” tha Ana Vieira, një mësuese e gjeografisë 48-vjeç, e cila kishte veshur një kostum të bardhë gjigant dhe shkëlqyes për të parakaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Karnavalet janë jeta. Ju mund ta shihni lumturinë në fytyrat e njerëzve pas dy vitesh të gjata qëndrim në shtëpi dhe gëzimin që po përjetojnë tani,” i tha AFP Vieira, e cila ka parakaluar për 20 vjet.

 

 

“Natën e kaluar nuk mund të flija, isha shumë e emocionuar,” tha Rita Marcelino, një punëtore shtëpiake 62-vjeçare që po kërcente, ndërsa priste të parakalonte. Një moment gëzimi pas shumë trishtimeve që solli pandemia, më humbjen e jetës së shumë miqve dhe anëtarëve të familjes.

Kishte frikë se karnavalet do të anuloheshin përsëri këtë vit, pasi autoritetet e Rios e anuluan atë vitin e kaluar dhe më pas e shtynë këtë edicion me dy muaj nga datat tradicionale — pak para sezonit katolik të Kreshmës — për shkak të frikës nga përhapja e variantit Omicron.

Por më shumë se 75% të 213 milionë e njerëzve të Brazilit tani janë të vaksinuar plotësisht, numri mesatar javor i vdekjeve nga Covid-19 është ulur, nga më shumë se 3,000 një vit më parë në rreth 100 tani, duke lejuar që shfaqja të vazhdojë.

Të gjithë pjesëmarrësit dhe 75,000 pjesëmarrësit që priten çdo natë duhet të paraqesin vërtetimin e vaksinimit.

“Dy vjet errësirë”

Çdo shkollë Samba në konkurs ka 60 deri në 70 minuta kohë për të treguar një histori në muzikë dhe kërcim, e cila vlerësohet në nëntë kritere nga juria.

Kampionët në fuqi, Viradouro, zgjodhën si temë karnavalin epik të Rios të vitit 1919 — i pari i kremtuar pas shkatërrimit të një pandemie tjetër, gripit spanjoll.

“Asnjë trishtim nuk mund të përballojë kaq shumë gëzim,” thotë kënga e tyre me temë samba.

Përtej muzikës, kërcimit, ngjyrave, veshjeve, puplave dhe njerëzve gjysme të zhveshur, karnavalet janë një biznes i madh, që sjell të ardhura deri në 800 milionë dollarë dhe krijon të paktën 45,000 vende pune, sipas shifrave zyrtare.

Por shitësja ambulante Maria Vitoria Souza, 18 vjeç, e cila shiste pije jashtë paradave, tha se shitjet “mund të ishin më të mira”.

“Karnavalet ende nuk janë kthyer 100 për qind, sepse nuk ka festa masive të karnavaleve në rrugë, të cilat autoritetet e qytetit i kundërshtuan këtë vit.

“Por të paktën është një fillim.” Pjesëmarrësit ishin thjesht të lumtur që festa po zhvillohej. “Brazili pa karnavalet nuk është Brazil. Është pjesë e asaj që jemi”, tha Maria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRODHONTE DETERGJENTË TË PALIGJSHËM/ “E pëson” 54-vjeçari nga Shkodra. Policia zbulon detajet
Previous article TË TJERA PAMJE NGA TËRMETI NË BOSNJE/ Shihni momentin kur kamerat e sigurisë kapin shkundjen nga lëkundjet e fuqishme

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT