• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Brazili në gjurmët e Katalonjas, kërkon krijimin e një shteti të ri në jug
Home
Botë

Brazili në gjurmët e Katalonjas, kërkon krijimin e një shteti të ri në jug

6 November, 2017 Klea.XH Botë

Referendumi për pavarësi në Katalonjë ka frymëzuar një grup separatist brazilian të shtrojë pyetjen për shpalljen e një shteti të ri në jug të vendit.

Brazilianët jugorë shprehen të zhgënjyer nga skandalet korruptive të politikanëve si dhe nga dështimet e vazhdueshme të qeverisë federale në mposhtjen e dhunës dhe recesionit që ka kapluar vendin.

Votuesit në jug të Brazilit janë pyetur në një anketë joformale nëse ata do të donin të ishin pjesë e një vendi të ri. Sondazhi u organizua një javë pas një referendumi të ngjashëm të ndodhur në Katalonjë, nga lëvizja separatise e quajtur “Jugu është vendi im”.

Sipas liderit të grupit, synimi është mbledhja e 3 milionë votave. Shumë brazilianë shprehen të zhgënjyer nga qeveria federale dhe skandali korruptiv ku janë përfshirë dhjetëra politikanë dhe anëtarë të elitës së biznesit.

Të tjerë thonë se jugu i Brazilit ka përfituar shumë pak nga kthimi i taksave të cilat kryesisht shkojnë në rajonet më të varfëra në veri të vendit, që kanë të drejta më të mëdha votimi sesa jugu.

Tendencat separatiste nuk janë të huaja për këtë pjesë të Brazilit. Lëvizja “Jugu është vendi im” organizoi një votim të ngjashëm edhe një vit më parë.

Sidoqoftë, pak brazilianë besojnë se lëvizja separatiste do të jetë e suksesshme, teksa sondazhi përbën një tjetër tregues të zemërimit drejt qeverisë federale që nuk ka arritur të ndalë dhunën përqark vendit dhe nuk ka mundur të luftojë recesionin më të rëndë në mëse një shekull.

Analistët thonë se skandali korruptiv gjithashtu ka shkatërruar mbështetjen për klasën qeverisëse politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 70 vitet e Dior, paraqiten në 1 libër
Previous article A do ta nxjerrë Shqipërinë "One Billion Euro", jashtë kllapisë ekonomike?

Klea.XH

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT