• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRAZILI LËSHON URDHËR-ARRESTI PËR BIZNESMENIN ERVIN META/ Shqipëria kërkon ekstradimin! Trafikoi tonelata drogë me djalin e Erzen Breçanit, i njohur dhe për ‘Masakrën e Bllokut’
Home
Aktualitet
Kronikë

BRAZILI LËSHON URDHËR-ARRESTI PËR BIZNESMENIN ERVIN META/ Shqipëria kërkon ekstradimin! Trafikoi tonelata drogë me djalin e Erzen Breçanit, i njohur dhe për ‘Masakrën e Bllokut’

28 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lartë Federale në Brazil ka lëshuar urdhër arrest për biznesmenin Ervin Mata, i cili është zhvendosur në Brazil, ndërsa shteti shqiptar kërkon ekstradimin e tij.

Ervin Mata është shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2023 me urdhër të SPAK për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Europë, ndërsa shteti brazilian mësohet ta ketë lëshuar urdhër-arrestin që më 11 mars ndërsa dekreti është publikuar më 23 shtator. Aktualisht Ervin Mata ende nuk është arrestuar.
Në këtë grup kriminal prej 11 personash të dërguar në gjyq me dosjen “Metamorfoza 2”, të përfshirë janë dhe ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani (gjithashtu dhe kunati i Ervin Matës).Sipas SPAK grupi kriminal dyshohet se ka lidhje me disa episode të sekuestrimit të trafikimit të lëndeve narkotike në Holandë, Brazili, Kolumbi, Spanjë si dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian si dhe sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Shqipërisë si dhe raste të pastrimit të parave.
Bëhet fjalë për 4 raste sekuestrimi droge
Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani
Nën hetim u vendos dhe Elvana Gjata, si partnerja e Ervin Matës, emri i të cilës doli disa herë në përgjime si “transferuese” e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin.
Biznesmeni Ervin Mata njihet gjithashtu dhe për ‘Masakrën e Bllokut’ ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në vitin 2018. Në konfliktin e ndodhur në lokalin ‘Monopol’ që përfundoi me vrasjen e Fabian Gaxhës, ishte i përfshirë dhe ‘mbreti’ i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, kundërshtar i Matës.
Ervis Martianj ka qenë i shoqëruar në lokal me Eljon Haten dhe 2 persona të tjerë, ndërsa në një tavolinë tjetër, Ervin Mata, e dashura e tij në atë kohë, Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë.
Rreth orës 21.30 në lokal shkoi Fabian Gaxha truproja i Ervis Martinit. Sapo e ka parë Mata i ka kërkuar të sqarohen për një ngacmim që i kishte bërë të dashurës së tij, këngëtares Elvana Gjata dhe një vajze tjetër të shoëbizit.
Duke parë tensionin pronari i lokalit Redi Popesku i kërkoi Elvanës të largohet. Sherri nisi kur Fabiani u afrua dhe Mata e ka goditur disa herë me grusht duke e ulur në tokë. Më pas në ndihmë të Fabianit erdhën Ervis Martini dhe Eljon Hate. Ky ishte momenti kur nisi shkëmbimi i zjarrit mes palëve dhe çasti kur Meviol Bilo një ekspert i armëve të zjarrit, qëlloi mbi grupin rival duke vrarë Fabian Gaxhan dhe duke plagosur Ervis Martinin dhe Eljon Haten.
Pas disa muajve në arrati, Mata u dorëzua në polici ku dhe u lirua plotësisht nga akuzat duke mohuar që të kishte qëlluar me armë në drejtim të viktimës apo të kishte dijeni se kush ishte autori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ITALIANIT NË TEPELENË/ Identifikohet autori i dyshuar i krimit! Policia aksion për kapjen e tij
Previous article I SHPALLUR NË KËRKIM PËR MASHTRIM KOMPJUTERIK/ Arrestohet 37-vjeçari në Kombinat! Në vitin 2020 vodhi 36 'paga lufte' pas hakerimit të sistemit shtetëror (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT