Gazetari Erl Murati ka postuar në “Facebook”-un e tij një foto të shkrepur nga vetë ai, teksa priste radhën në furren e bukës së lagjes.
Siç shkruan Murati, shitësi i dyqanit i ofroi bukë sirianit, gjest i cili sa prekës është edhe i rrallë në Shqipëri.
Ja çfarë shkruan gazetari:
“Tek prisja në rradhë për të blerë 3 bukët e mia në dyqanin e lagjes, dikush (djathtas në foto) foli anglisht: sir, please sir, some bread… “Ë? You want bread? Yes”, iu përgjigj ky çuni (majtas) dhe hyri brenda.
E çova me pak siklet celin tek kamera (se s’kemi as moshë për paparazzi, po helbete, vesi i zanatit) dhe prita sa robi me maskë doli, për të fiksuar këtë foto.
Të bëftë mirë o sirian, bravo të qoftë o shqiptar. Sepse dielli i ngroh të gjithë në mënyrë të barabartë, por siç thotë Oruell, disa janë më të barabartë se të tjerët.”
AlpeNews.al



