• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Braktisin pasagjerët në aeroporte/ Aviacioni Civil kërkesë Italisë: Ndëshkoni kompanitë abuzuese
Home
Sociale

Braktisin pasagjerët në aeroporte/ Aviacioni Civil kërkesë Italisë: Ndëshkoni kompanitë abuzuese

22 July, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Autoriteti i Aviacionit Civil i ka kërkuar institucionit homolog në Itali që të marrë masa ndaj kompanive ajrore që ofrojnë shërbime në Tiranë. Bëhet fjalë për dy kompanitë ajrore të licencuara nga pala italiane që operojnë në vendin tonë dhe që kanë një performancë negative sa i përket vonesave në fluturim si dhe anulimit të tyre.

Një nga kompanitë ajrore më problematike është “Blue Panorama”. Vetëm në redaksinë e Report Tv kanë ardhur dhjetëra denoncime për vonesa në fluturim apo edhe braktisje të pasagjerëve në aeroporte, ndërsa ky shqetësim është real dhe i përditshëm.

Për këtë qëllim, Autoriteti i Aviacionit Civil ka depozituar edhe pranë Komisionit Evropian një informacion të detajuar lidhur me rastet kur kompanitë ajrore që kanë një veprimtari jo korrekte në respektim të të drejtave të qytetareve. Në aeroportin “Nënë Tereza” kryesisht gjatë periudhës së sezonit turistik vonesat në fluturim drejt destinacionave të Italisë janë bërë shqetësuese, pasi kompanitë nuk kanë kapacitet për t’ju përgjigjur fluksit të pasagjerëve.

Nga ana tjetër janë me qindra rastet kur anulimet apo vonesat kanë shkaktuar edhe kosto, por kompanitë të cilat duhet t’ja u kthejnë paratë qytetarëve. Vetëm gjatë vitit 2018 janë mbi 200 pasagjerë që kanë marrë 50 mijë euro nga kompanitë ajrore për shkak të vonesave. Në bazë të rregullores evropiane për çdo vonesë mbi 3 orë apo anulim, pasagjeri duhet të kompensohet me 250 euro.

Ndaj në çdo rast të vonesës së fluturimit duhet të ruani biletën me qëllim plotësimin e procedurës për efekt kompensimi.
Sipas të dhënave nga Aviacioni Civil, pritet që në 2018 në Evropë me rritjen e numrit të pasagjerëve në mbi 1 miliardë, të kapet edhe një rekord i ri ku vonesat e fluturimeve vetëm për shkak të kapacitetit aktual të menaxhimit të trafikut ajror të arrijë në 14.3 milion minuta, e barabartë me plot 27 vjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E përdhunoi vëllai, 15-vjeçarja arrestohet pasi abortoi fëmijën
Previous article Dëborë në mes të korrikut, bardhësia mbulon... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT