• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Braktis Kombëtaren shqiptare: Ndihem grek dhe shpresoj të luaj për Greqinë
Home
Futboll

Braktis Kombëtaren shqiptare: Ndihem grek dhe shpresoj të luaj për Greqinë

6 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Dikush i quan tradhtarë, disa të tjerë profesionistë që zgjedhin edhe interesin dhe famën. Histori të tilla në futboll ka shumë, sidomos kur bëhet fjala për të zgjedhur përfaqësueses dhe në rastin e Kombëtares shqiptare janë disa raste. Lojtarë shqiptarë, rritur larg atdheut, kanë preferuar të luajnë për kombëtare të tjera pa na përfillur, por ka pasur edhe raste kur kanë luajtur për ne dhe na kanë “tradhtuar”.

Mbrojtësi 19-vjeçar i Shqipërisë U-21, Enea Mihaj, i cili ka qenë pjesë e kombëtares Shpresa në ndeshjet kundër Izraelit U-21 në tetor 2016 dhe kundër Islandës në tetor 2017, tashmë duket se na ka braktisur. Titullar fiks te Panetolikosi në Superligën greke, me 15 ndeshje nga minuta e parë në kampionat, Mihaj është pranë transferimit te PAOK-u dhe konsiderohet një mbrojtës me të ardhme të rëndësishme.

Ndoshta elozhet kanë hapur oreksin e federatës greke, sepse ditët e fundit mediet greke shkruajnë se Mihaj ka vendosur të braktisë kombëtaren U-21 të Shqipërisë, pasi dëshiron të luajë për Greqinë. Sipas gazetave greke, Mihaj ua ka shprehur dëshirën shokëve të skuadrës. Kjo do të vërtetohet shpejt, në muajin mars, kur ekipet kombëtare kanë datë të lirë për ndeshjet miqësore.

Me pare, menaxheri i tij na pati thene se Mihaj vetem eshte merzitur se Alban Bushi e Fton dhe nuk e aktivizon, prandaj sdeshiron te grumbullohet me, por ne te ardhmen deshiron te luaj vetem per Shqiperine. Te gjitha keta ishin vetem genjeshtra te cilat deri dje mund ti besonim .

“Mihaj, që luan me Panatolikosin, ka luajtur me ekipet e moshave të Shqipërisë, por nga tani e tutje ai dëshiron të veshë fanellën bardheblu të Kombëtare greke. Mbrojtësi 19-vjecar është rritur në vendin tonë dhe ai ka informuar njerëzit përgjegjës dhe tani po pret një telefonatë në të ardhmen nga trajneri i Kombëtares. Ëndrra e tij është që të përfaqësojë një herë flamurin tonë.”

Te gjitha keta u vertetuan ku vete Enea e pranoi para mediave greke, te cilen mund ta shihni ne videon e me poshtme, ai tha: Une ndihem Greke dhe ne te ardhmen shpresoj te luaj per Greqine

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Anulon planin për sot, kryeministri i Malit të Zi viziton javën e ardhshme Kosovën
Previous article Watzke: Aubameyang na ka dëmtuar, nuk do të ndodhë më!

Q.Autor

Postime të ngjashme

SPORTI SHQIPAR NË ZI/ Ndërron jetë Artan Pogoni Futboll

SPORTI SHQIPAR NË ZI/ Ndërron jetë Artan Pogoni

E ARDHMJA E MARASH KUMBULLËS/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën Futboll

E ARDHMJA E MARASH KUMBULLËS/ Mbrojtësi drejt largimit nga Roma, “gjuan”… Spanjën

RREGULLI PËR AKTIVIZIMIN E LOJTARËVE TË RINJ/ Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare Futboll

RREGULLI PËR AKTIVIZIMIN E LOJTARËVE TË RINJ/ Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT