• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Botimet Onufri: ISMAIL KADARE sjell 45 vjet tregime në një libër
Home
Libri

Botimet Onufri: ISMAIL KADARE sjell 45 vjet tregime në një libër

27 December, 2017 Redaktor2 Kulturë, Libri

Ka disa ditë që shtëpia botuese “Onufri” ka lajmëruar për botimin e ri të shkrimtarit Ismail Kadare. Nuk është botim i ri në kuptimin letrar, por për një libër ku do të përmblidhet krijimtaria e tij, në tregime e novela të shkruara që nga viti 1953 deri në vitin 2008, në një vëllim.

Ka disa ditë që shtëpia botuese “Onufri” ka lajmëruar për botimin e ri të shkrimtarit Ismail Kadare. Nuk është botim i ri në kuptimin letrar, por për një libër ku do të përmblidhet krijimtaria e tij, në tregime e novela të shkruara që nga viti 1953 deri në vitin 2008, në një vëllim. Një foto e Kadaresë në Tiranë, e publikuar me drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtar, Persida Asllani si duket është bërë shkas në dhënien e këtij njoftimi nga botuesit ekskluziv të shkrimtarit. “…në Bar Juvenilja, me drejtoren e Bibliotekës Kombëtare, prof. dr. Persida Asllani, duke biseduar për botimin e ri të Kadaresë, Proza e shkurtër, në një vëllim”.

Sipas njoftimit parashikohet se do të jetë një libër voluminoz, ku sqarohet se tregimet dhe novelat në një vëllim, janë zgjedhje e autorit. Kur para pak kohësh, Kadare është pyetur mbi shkrimet e tij të fundit, nëse në letërsinë e tij ka ende për të shkruar, ai është përgjigjur se po merrej me një ese të gjatë, por nuk kishte ndër mend të shkruante ndonjë roman të ri. Ai ka kujtuar për shembull, fundin e jetës së Jakov Xoxes ku ishte shprehur se kishte ende për të shkruar, dhe shumë libra për të vazhduar, ndërsa jeta po e linte. Për Kadarenë ky moment është pothuaj e mbyllur pa asnjë peng, për të lënë dorëshkrime romanesh, apo dhe për t’i sjellë letërsisë në të gjallë krijimtari të re. Kur botoi librin “Mëngjeset në Kafe Rostand”, Kadare ishte shprehur se “ideja për të shkruar diçka për Kafe Rostand më kishte ardhur

aq natyrshëm, saqë s’e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që, duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ka pasur, ose ty të duket se nuk e ka pasur, vëmendjen e duhur. Në këtë kafe kisha shkruar qindra faqe dhe po aq shënime për motive e sinopse, pa u kujtuar asnjëherë për atë vetë, kafenenë”.

Në vitet e fundit, edhe daljet publike të Kadaresë kanë qenë të rralla. Edhe në panairin e fundit të librit, ai nuk ka qenë prezent në stendën e shtëpisë botuese Onufri, për të ndarë me lexuesit autografe, ashtu siç ka bërë çdo vit. Në të kundërt, është shfaqur bashkëshortja e tij, shkrimtarja e përkthyesja Helena Kadare, e cila pak ditë më parë në një takim me shkrimtarë, miq, e gazetarë ka folur për jetën në Paris, për miqtë, por dhe letërsinë e shkrimtarit duke pohuar se “adhuronte letërsinë e Kadaresë”, se “Kadare vlente më shumë, ishte më e rëndësishme puna e tij. E adhuroja atë që bënte. Nuk e ekzagjeroj dhe nuk kam qenë e detyruar. Por, kuptova që vlente letërsia e tij. Imja do ishte letërsi mesatare, para letërsisë së tij. Ismaili s’ka bërë punë tjetër, veç letërsisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dridhet Skënderbeu, Sabien Lilajn e duan në Zvicër
Previous article ÇMENDURI/ "Digjet" Tirana nga çunat e "varfër" me makina 400 mijë euroshe (VIDEO+FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT