• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BOTA MBYLL KUFIJTË/ ShBA-ja refuzon udhëtarët nga 26 vendet e zonës Schengen
Home
Nderkombetare

BOTA MBYLL KUFIJTË/ ShBA-ja refuzon udhëtarët nga 26 vendet e zonës Schengen

14 March, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Qindra shtete të botës kanë mbyllur muzetë, pikat turistike dhe anuluar veprimtaritë sportive për të ngadalësuar transmetimin e koronavirusit, prej të cilit janë infektuar mbi 138 mijë vetë e mbi 5000 kanë vdekur. Mijëra fluturime janë anuluar, ndërsa thuajse të gjitha vendet europiane kanë pezulluar fluturimet me Italinë. 

Përhapja e sëmundjes së covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri po nxit pjesën më të madhe të vendeve të botës që të mbyllë kufijtë, si një masa për ngadalësimin e përhapjes së pandemisë.

Shqipëria i ka mbyllur plotësisht kufijtë ajrorë, detarë dhe tokësorë për udhëtarët dhe lejon qarkullimin e pjesshëm të mallrave.

Masa e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ndalimin e udhëtimeve drejt SHBA-së nga 26 vende të Evropës, ka hyrë në fuqi. Ndalimi shihet si masë për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndalesa prek vendet e zonës Schengen, ndërkohë njerëzit që udhëtojnë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Irlandës bëjnë përjashtim, ashtu si edhe të gjithë shtetasit amerikanë. Aeroporti Schipol i Amsterdamit, një prej portave më të mëdha të Europës, duket tani si një aeroport i vogël rajonal për shkak të mungesës së udhëtarëve.

Vendet kanë mbyllur muzetë, pikat turistike dhe kanë anuluar veprimtaritë sportive për të ngadalësuar transmetimin e koronavirusit, prej të cilit janë infektuar mbi 138 mijë vetë e mbi 5000 kanë vdekur. Mijëra fluturime janë anuluar, ndërsa thuajse të gjitha vendet europiane kanë pezulluar fluturimet me Italinë dhe u kanë rekomanduar shtetasve të tyre të mos udhëtojnë në vendet e prekura rëndë.

Kolumbia tha se do të mbyllë kufijtë e saj me Venezuelën dhe do të ndalojë vizitorët që kanë qenë në Evropë ose Azi. Arabia Saudite pezulloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare për dy javë, ndërsa Tajvani do t’u kërkojë udhëtarëve që kthehen nga Europa kontinentale, Britania dhe Irlanda që të izolohen për 14 ditë. Zelanda e Re zbatoi një masë të ngjashme për të gjithë ata që hyjnë në vend.

Presidenti kilian Sebastian Pinera njoftoi një ndalim të veprimtarive publike me mbi 500 vetë, duke iu bashkuar vendeve të tjera si Australia ku ndalimi hyn në fuqi të hënën.

Kryeqyteti i Filipineve Manila, ku banojnë 12 milionë vetë, pezulloi çdo veprimtari dhe mbylli të gjitha qendrat tregtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Edhe Gjirokastra ndalon qarkullimin e automjeteve
Previous article KORONAVIRUSI/ Mund të rrezikohen 50 milionë vende pune, ja sektori që kërcënohet më shumë

k.autor

Postime të ngjashme

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane Botë

“SHTËPIA E BARDHË NUK E DINTE QË I KISHA”/ Audio e Biden për materialet sekrete trazon politikën amerikane

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun Botë

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet Botë

PARALAJMËRON SËRISH IRANIN/ Trump: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT