• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bota kundër Rusisë/ Erdogan i del në krah Putin: Po helmojnë bashkëpunimin turko-rus
Home
Nderkombetare

Bota kundër Rusisë/ Erdogan i del në krah Putin: Po helmojnë bashkëpunimin turko-rus

3 April, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se bashkëpunimi midis vendit të tij dhe Rusisë është forcuar edhe përkundër përpjekjeve të disa qarqeve për ta “helmuar” këtë bashkëpunim, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kemi dëshmuar se disa qarqe janë përpjekur për ta helmuar bashkëpunimin turko-rus, por, falë Zotit, marrëdhëniet tona i kanë tejkaluar këto sprova të vështira. Pas çdo provokimi që ka rezultuar pa sukses, bashkëpunimi ynë është forcuar si hekuri i kalitur”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Ankara. Kjo deklaratë e Erdogan vjen në një kohë kur shumë vende të botës, përfshi dhe Shqipërinë, kanë dëbuar diplomatët rusë nga vendet e tyre, pasi e akuzojnë Rusinë për sulmin me agjent nervor në Britaninë e Madhe.

Presidenti turk tha se vëllimi tregtar mes dy vendeve aktualisht ka kaluar në mbi 22 miliardë dollarë, por se Turqia synon që këtë vëllim ta rrisë në 100 miliardë dollarë. Ai deklaroi se 4,7 milionë turistë rusë kanë vizituar Turqinë në vitin 2017, ndërsa në këtë mënyrë turistët nga ky vend kanë zënë vendin e parë në mesin e turistëve që vizitojnë Turqinë.

“Pritet që kjo shifër të arrijë në gjashtë milionë në vitin para nesh”, shtoi Erdoğan.

Erdoğan foli edhe në lidhje me samitin trepalësh Turqi-Rusi-Iran që do të mbahet nesër me pjesëmarrje të presidentëve të tre vendeve, në të cilin do të adresohet kriza në Siri, duke thënë se në këtë samit do të flitet rreth bisedimeve në Astana dhe do të këmbehen mendime në mënyra të ndryshme.

Ai tha se ka informuar presidentin rus lidhur me operacionin antiterrorist të Turqisë në rajonin e Afrinit në Siri, duke theksuar rëndësinë e këtij operacioni për sigurinë e Turqisë dhe integritetin territorial të Sirisë.

“Uroj që edhe më tej do të vazhdojmë të punojmë së bashku për ndërtimin e stabilitetit në Siri dhe garantimin e paqes dhe sigurisë”, tha Erdoğan.

Në lidhje me sistemin e mbrojtjes raketore S-400, për të cilin Turqia është dakorduar për ta blerë nga Rusia, Erdoğan tha se marrëveshja është arritur dhe se kjo çështje është e përfunduar.

“Aktualisht vazhdon procesi i prodhimit. Madje, Rusia ka treguar afërsi edhe më të fortë në lidhje me këtë çështje duke e tërhequr më herët afatin e dorëzimit”, deklaroi Erdoğan.

Ndryshe, Erdoğan dhe Putin sot përmes një video konference në Ankara morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të centralit të parë bërthamor të Turqisë, Akkuyu, që do të ndërtohet në provincën jugore turke Mersin.

Centrali bërthamor Akkuyu do të ndërtohet nga Agjencia Ruse e Energjisë Bërthamore Rosatom dhe do të përbëhet nga katër njësi, secili me kapacitet prej 1.200 megavatësh. Marrëveshja ndërqeveritare për centralin Akkuyu midis Rusisë dhe Turqisë u nënshkrua në vitin 2010.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gruaja e protestuesit të arrestuar: Lefteri vinte me 1 mijë lekë në ditë... (VIDEO)
Previous article Zbulohen fotot nga shtëpia "luksoze" e Stresit dhe të fejuarës së tij (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT