Lehtësimi i masave në shumë shtete të botës është shoqëruar me një frikë e madhe të një vale të dytë të infeksionit. Italia, Spanja, Franca, dikur epiqendra të pandemisë, kanë nisur fazën e dytë të lehtësimit për shkak se numri i rasteve të reja ka pësuar një rënie të ndjeshme, por individët janë veshur me përgjegjësi shtesë, ku e ecuria e këtij virusi është në “dorën” e tyre.
Më shumë se 4 milion raste janë konfirmuar pozitiv në të gjithë botë, e ndërsa 277,000 kanë humbur jetën! SHBA është vendi më i prekur, ku janë raportuar 1/3 e vdekjeve . Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se numri i të prekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë!
Fokusi është tek plazhet, sezoni turistik, ku teksa ka mendime të ndryshme mbi mënyrën se di do të funksionojë, të gjithë bien dakord me faktin që nuk do jetë kurresesi njësoj me vitet e kaluara.
Canet d’en Berenguer, një qytet mesdhetar në Spanjë e ka gjetur zgjidhjen, që me shumë gjasa pritet të ndiqet si shembull edhe në shumë plazhe të tjera të vendit. Në këtë plazh do të lejohen vetëm 5,000 turistë, gjysma e numrit të turistëve që ka pritur një vit më parë, për të ruajtur distancimin social. Shezlonget do të rezervohen paraprakisht përmes një aplikacioni të telefonin celular.
>


