• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BOTA E “GJUNJËZUAR” NGA COVID-19/ Rreth 9 milionë të infektuar dhe afro 500 mijë të vdekur
Home
Nderkombetare

BOTA E “GJUNJËZUAR” NGA COVID-19/ Rreth 9 milionë të infektuar dhe afro 500 mijë të vdekur

21 June, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Orët e fundit kanë arritur në gati nëntë milionë njerëzit e infektuar në të gjithë botën, ndërsa mbi 468 mijë prej tyre kanë humbur jetën, raporton javanews.al duke cituar të dhënat e OBSH.

24 orët e kaluara u regjistruan 156 mijë të infektuar dhe afro 5 mijë të vdekur. Këto shifra janë bërë të përditshme dhe duket sikur koronavirusi i ri nuk po i ndahet botës dhe po vazhdon të pushtojë vendet me ritme të shpejta.

Në të gjithë botën janë 216 shtete të infektuara kurse nuk ka zyrtarisht të dhëna nga Koreja e  Veriut.

Nga totali 9 milionë të infektuar, 2.3 milionë janë në Europë, gati 2.4 milionë në SHBA.

Sipas një studimi të zhvilluar nga BBC, gjatë muajve të pandemisë është shënuar një rritje konsiderueshme e vdekjeve nga shkaqe të ndryshme.

Sipas të dhënave  paraprake nga 27 vende, të paktën 130,000 persona në të gjithë botën e kanë humbur jetën gjatë muajve të fundit, mesatare kjo shumë më e lartë se e viteve të mëparshme.

Numri i vdekjeve mbi mesataren sugjeron se ndikimi i pandemisë  i tejkalon shifrat zyrtare të raportuara nga qeveritë.

Sipas ekspertëve disa mund të jenë viktima të paregjistruara nga COVID-19, por të tjerët mund të jenë rezultat i vështirësive të shkaktuara nga mbingarkimi i sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe një sërë faktorësh të tjerë.

Krahasimi i drejtpërdrejtë i numrit të vdekjeve midis vendeve të ndryshme është i vështirë dhe saktësia e të dhënave në lidhje me COVID-19 varet nga studimet dhe testimet që zhvillojnë qeveritë përkatëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONI I LARTË I GJAKUT/ Cilat janë ushqimet që e rrisin edhe më tepër
Previous article TRONDITET ZVICRA/ Vjehrri shqiptar VRET nusen 24-vjeçare, ja DYSHIMET

F.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin Botë

LAJM I MIRË PËR TREGJET E NAFTËS/ Trump: Hormuzi është i hapur, anijet po fillojnë të lëvizin

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme Botë

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç Botë

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT