Abubakari Yakubo, ish-futbollist i Kombëtares së Ganës ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.
Sipas faqeve të ndryshme të lajmeve nga Gana, Yakubo është gjetur i vdekur në vendlindjen e tij Tema në Gana. Ai kishte qenë i sëmurë që prej një kohe të gjatë.
Yakubo erdhi në Ajax në moshën 17-vjeçare, ku luajti për pesë vite. Në vitin 2002 dhe 2004, ai u bë kampion kombëtar i Ajaxit.
Gjatë vitit 2004, Yakubo shkoi në Vitesse, ku luajti për pesë vite tjera, ai bëri afro 170 ndeshje profesionale për Ajax dhe Vitessen.